Ndryshimet klimatike, SHBA dhe Kina zotohen të bashkëpunojnë

Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë dakord që të bashkëpunojnë urgjentisht për të ndaluar ndryshimet klimatike, vetëm disa ditë para se Presidenti Joe Biden të organizojë një samit virtual të liderëve botërorë për të diskutuar rreth kësaj çështje. Marrëveshja u arrit nga i dërguari special i SHBA-së për klimën, John Kerry, dhe homologu i tij kinez Xie Zhenhua,të cilët biseduan për të dy ditë javën e kaluar në Shanghai. “Të dyja vendet janë të angazhuara për të bashkëpunuar me njëra-tjetrën dhe me vendet e tjera për ta trajtuar krizën e klimës, e cila duhet të adresohet me seriozitetin dhe urgjencën që ajo kërkon”, thuhet në një deklaratë të përbashkët. Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë lëshuesit kryesor të dioksidit të karbonit në botë, duke lëshuar gati gjysmën e karburanteve fosile që janë duke ngrohur atmosferën e planetit. Bashkëpunimi i tyre është çelësi i suksesit të përpjekjeve globale për të frenuar ndryshimin e klimës, por lidhjet e dobëta për të drejtat e njeriut, tregtinë dhe pretendimet territoriale të Kinës ndaj Tajvanit dhe Detit të Kinës Jugore kanë kërcënuar përpjekjet e tilla. Udhëtimi i Kerryt në Shangai është njëri nga udhëtimet e nivelit më të lartë në Kinë nga një zyrtar amerikan që kur Biden mori detyrën në janar. Nga Shangai, ish-sekretari i shtetit është nisur për në Korenë e Jugut për bisedime, shkruan Euroneës.