E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet kushtetuese futet propozimi i PS-se

Konferenca e Kryetarëve e mbledhur në prag të sesionit të ri parlamentar diskutoi  planin e punës për seancat e para parlamentare që do të zhvillohen gjatë muajt shtator.

Përfaqësuesit e maxhorancës dhe opozitës në këtë mbledhje miratuan për tu futur në kalendar, edhe  propozimet e PS që lidhen me ndryshimet kushtetuese. 

Propozimë që kanëe në thelb të tyre, përfshirjen në ndryshimet kushtetuese, ato  nene që lidhen me emërimet e gjyqtarëve të gjykatës kushtetuese dhe asaj të lartë. Përfshirja e amendamenteve të propozuara nga PS lë të kuptohet se për momentin maxhoranca është duke mbajtur një qëndrim më të moderuar në lidhje me iniciativën e  anoncuar nga kryeministri Berisha për mbajtjen e një referendumi popullor.

Këtë qëndrim të maxhorancës e përforcon edhe fakti i miratimit në konferencën e kryetarëve mbledhja e miratuar për në 6 Shtator të Këshillit të Legjislacionit. Ky Këshill do të ketë në fokus të mbledhjes ndryshimet kushtetuese. Konferenca e Kryetarëve vendosi datën 3 shtator ora 11 për nisjen e punimeve të sesionit të ri parlamentar.

Ditën e djeshme, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli bëri një hap në emër të maxhorancës qeverisëse duke thënë se çdo zgjidhje për heqjen e imuniteteve është e pranueshme.

Partia Demokratike ka kërkuar heqjen e imuniteteve të zyrtarëve të lartë si pjesë e detyrimeve të Shqipërisë për fitimin e statusit kandidat për anëtar në Bashkimin Europian. Opozita është shprehur fillimisht kundër e më pas dakord me heqjen e imunitetit, por e ka kushtëzuar votën pro me reforma të tjera kushtetuese, përfshirë zgjedhjen e një kryeprokurori me maxhorancë të gjerë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›