Ndryshimet në kodin zgjedhor/ Seanca plenare shtyhet për të hënën, në Kuvend pati tensione nga opozita

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka ndërprerë seancën planare, dhe njoftoi se e radhës do të mbahet të hënën e 16 shkurtit, në orën 10:00.
Teksa pritej që të votohej për ndryshimet në kodin zgjedhor, në Kuvend pati tensione të shkaktuara nga opozita.
“Informohem nga shërbimet e kuvendit, se kartat e deputetëve janë marrë nga vendet e tyre në mënyrë krejt të paarasyeshme, për shkak të situatës së krijuar, akteve të dhunës të përsëritura dhe të tjera probleme të rënda të mbarëvajtjes së seancës për shkak të dhunës së ushtruar kjo seancë shtyhet për të hënën në 10:00 në mëngjes. Dhe uroj shumë që të hënën në orën 10:00 të vini me mend të tjera dhe të respektoni qytetarët që na kanë votuar dhe ti kthehemi normalitetit, votimit dhe diskutimeve sic na takon” tha Spiropali.
Në seancë pati edhe dhunë, teksa deputeti demokrat, Flamur Noka shtyu punonjësit e gardës, teksa donte t’i afrohej ministrit Taulant Balla, në drejtim të të cilit, hodhi edhe një shishe me ujë./abcnews.al