E Martë, 3 Nëntor 2026

Ndryshimet në ligjin “Për turizmin”, 4500 struktura informale, cenojnë konkurrencën dhe cilësinë e shërbimit

Në parlamentin shqiptar komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin nisi diskutimin e ndryshimeve në ligjin “Për turizmin”.

Ndryshimet kanë për qëllim të promovojnë Shqipërinë si destinacion turistik, tërheqës, autentik për vizitorët, duke mbështetur kështu zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm.

Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Vilma Bello në fjalën e saj, shprehu shqetësimin se disa subjekte informale po cënojnë konkurencën e ndershme.  “Ne e kemi informacion, se struktura në total aktualisht janë 4556, nga të cilat në Tiranë janë 1294 dhe këto janë të paformalizuar. Nga të dhënat që vijnë nga AirBNB, janë 3000 apartamente të pacertifikuara dhe standardizuara. Ndërsa si struktura të kategorizuara janë 1500”, tha zëvendësministrja e Turizmit.

Ndryshimet pritet të ulin informalitetin në sektor, pasi nga 10.1 milionë të huaj që erdhën në vend, në strukturat akomoduese të regjistruara fjetën sipas shifrave vetëm 1.4 milionë të huaj.

Aktualisht Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nisur diskutimet për Strategjinë e re të Turizmit deri në vitin 2030, ku në fokus do të jetë turisti elitar dhe jo rritja e shifrave.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›