E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimi i KQZ-së, Ashton: BE është e shqetësuar

Të tjera rreth shkrimit /VIDEO Rama:Akt brutal, Berisha në këmbë nga mercenarë Berisha sfidon ndërkombëtarët, ndryshon KQZ-në VD/ Apeli i Arvizu: Mos përplasni Shqipëri-SHBA FOTO/Berisha ndryshon KQZ /VIDEO EDITORIAL/ Berisha dhe bllofi me tre ligjet Editorial: Seanca e Frikshme Editorial - Sfida boomerang e Berishës Topalli: PS - LSI, koalicion qelbësirash Muho: E vërteta e akuzave të mia Arvizu hyn në Kuvend pas takimit me Berishën Ashton, sot në Tiranë, takon Berishën e Ramën TIRANE -  Disa orë pas thyerjes së rëndë diplomatike që ndodhi dje në Parlament kur Berisha, duke injoruar të gjitha thirrjet ndërkombëtare, vendosi të thyejë kodin elektoral dhe të modifikojë përbërjen e KQZ pak javë para votimeve, Baronesha Ashton përcjell në Tiranë shqetësimin e Brukselit lidhur me pasojat e këtij votimi.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë dhe Zëvendespresidente e Komisionit Europian  deklaron se  të gjithë krahët politik kanë përgjegjësi, për të siguruar zgjedhje sipas standardeve dhe se pret nga politikanët shqiptarë të tregohen të përgjegjshëm;  presidenti duhet të luajë rol moderues dhe BE kërkon një proces zgjedhor të besueshëm, veçanërisht për votuesit.

Kryeministri Berisha sfidoi mbrëmë ndërkombëtarët dhe për më tepër SHBA, teksa përkundër thirrjeve të tyre ndërmori rrëzimin e anëtarit të KQZ përfaqësues të ish-aleatit të tij Meta në qeverisje, për të emëruar në vendin e tij përfaqësuesin e aleatit traditcional, PR.

Pas 12 orë debatesh, Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmë vonë me 73 vota pro shkarkimin nga detyra të anëtarit të LSI-së në KQZ. Votat u siguruan edhe me mbështetjen e ish-socialistëve, Kastriot Islami, Asllan Dogjani dhe Gjovalin Kadeli.

Shqetësimin e Brukselit, i cili u bë publik dje nëpërmjet një njoftimi për shtyp u bë i qartë nga Baronesha Ashton në të gjitha takimet që ajo zhvilloi sot paradite me presidentin Bujar Nishani , kryeministrin Berisha dhe liderin e opozitës Edi Rama.

ORA 13: 30 NDRYSHIMI I KQZ ASHTON: BE E SHQETESUAR, 
“Jam e gëzuar që vizitoj Tiranën sot. Kam takuar Presidentin Nishani, kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e opozitës Edi Rama me të cilët pata diskutime të hollësishme. Vizita ime ndodh sot një ditë pas diskutimeve të nxehta në parlament për përgatitjen e zgjedhjeve. I kemi ndjekur nga afër këto diskutime dhe sot e kam bërë të qartë pozitën time për të gjitha palët. Për BE është rëndësi thelbësore që zgjedhjet parlamentare të këtij viti jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare evropiane do ishte një test për mirëfunksionimin e institucioneve demokratike të vendit dhe ecurinë e Shqipërisë drejt BE- së. Dje ne shprehëm publikisht shqetësimin tonë për pasojat e mundshme të votimit në parlament tek besimi i qytetarëve në procesin zgjedhor. Është përgjegjësi e të gjithë politikanëve të sigurojnë pavarësinë e institucioneve. Duhet të ketë besim në këtë proces. BE është e angazhuar për të monitoruar dhe mbështetur një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm të bazuar në standardet evropiane dhe ndërkombëtare. "- tha Ashton në prononcimin e shkurtër për shtyp të zhvilluar në hotel "Sheraton" ku u zhvillua dhe takimi me kreun e PS-së Edi Rama.

”Kryediplomatja e Bashkimit Europian u shpreh se pret që politikanët shqiptarë të tregohen të përgjegjshëm për të paraqitur alternativa dhe prioritete zgjedhore dhe të respektojnë etikën duke shmangur retorikën e ashpër. “ thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga presidenca. Dje apeli i Arvizusë ishte: Mos përplasni Shqipëri-SHBA. Jo ndryshimit të rregullave në mes të lojës. BE shprehu shqetësim dhe për pasojat në procesin elektoral. Mbrëmë Arvizu takoi kryeministrin Berisha dhe kryetaren e Parlamentit Topalli.

TAKIMI I ASHTON ME NISHANIN: JI MODERUES
Takimi në Presidencë zgjati rreth 45 minuta, nga ora 11:00-  11: 45. Pas takimit zyra e shtypit e presidencës informoi se përfaqësuesja e lartë e BE-së "kërkon që  të kryhet një proces zgjedhor i besueshëm, veçanërisht për votuesit."

"Kryediplomatja e Bashkimit Europian u shpreh se pret që politikanët shqiptarë të tregohen të përgjegjshëm për të paraqitur alternativa dhe prioritete zgjedhore dhe të respektojnë etikën duke shmangur retorikën e ashpër. "- informon zyra e shtypit e presidencës duke shtuar se të dy bashkëbiseduesit ishin në një mendje se, Presidenti i Republikës mund të luajë një rol moderues dhe të përcjellë mesazhe të nevojshme gjatë dhe pas procesit elektoral në përputhje me statusin e tij institucional.

Nga ana e tij "Kreu i Shtetit garantoi se Shqipëria ka kapacitetet institucionale dhe infrastrukturën e nevojshme për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme në përputhje me standardet europiane. Sfida e vetme për t’u kapërcyer mbetet sjellja e partive politike gjatë procesit zgjedhor dhe pas zgjedhjeve."

Lidhur me procesin e integrimit në BE, Zëvendëspresidentja e Komisionit Europian, Catherine Ashton citohet të ketë nënvizuar se ndonëse rrugëtimi europian është i vështirë, eksperienca e vendeve paraardhëse ka treguar se ai ia vlen. 

Nga ana e tij Presidenti Nishani vlerësoi kontributin e Baroneshës Ashton për paqen dhe stabilitetin në rajon, dhe veçanërisht nëpërmjet ndërmjetësimit të bisedimeve Kosovë-Serbi dhe e garantoi se politika e Shqipërisë në mbështetje të paqes dhe sigurisë në rajon mbetet e pandryshuar.

Kjo është vizita e parë e Ashton në Shqipëri dhe zhvillohet në kuadër të një turi në vendet e Ballkanit Perëndimor.

NESER NE TIRANE DIPLOMATI AMERIKAN
Tiranën do ta vizitojë nesër edhe diplomati amerikan, Jonathan Moore, së bashku me dy raporterët e Këshillit të Europës për Shqipërinë, Jonathan Evans dhe Grigore Petrenco. Moore është drejtori i Drejtorisë për Euroazinë, në DASH. Ndërkohë BE ka shprehur shqetësimin e tij të përbashkët me atë të partnerëve europianë, për pasojat e mundshme të votimit në Kuvend për zëvendësimin e komisionerit të majtë në KQZ. “Bashkimi Evropian, shpreh shqetësimin dhe ndan shqetësimet e partnerëve të tjerë, lidhur me pasojat e mundshme të një votimi me pasojat e mundshme të një votimi në Parlament, tek besimi i njerëzve tek besimi elektoral. Të gjithë krahët politik kanë përgjegjësi, për të siguruar natyrën e paanshme të administratës elektorale”, thuhet në deklaratën e BE.

(Foto nga takimi Ashton - Nishani në Presidencë)

Kryetari i PS-së, Edi Rama reagoi në Fb pas votimit: "Kjo ishte njësoj si zgjedhja President në kokë të vet në '96!". Byroja e Kuvendit ndëshkon pas mesnate, 4 deputetë "për veprime të dhunshme".
Redaksia Online
(Gre.M/sg/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›