Ndryshon ngjyrën e flokëve
Si duket Rita Orës i pëlqen të bëj ndryshime kur është fjala për rrobat dhe stilin e saj, kurse sa i përket flokëve jemi mësuar ta shohim çdo herë si një bionde.
Kësaj rradhe, ylli me prejardhje shqiptare ka bërë një risi në pamjen e saj, duke u paraqitur me ngjyrën e re të flokëve blu të ndritshme dhe këtë ndryshim e ka publikuar në rrjetin social Twitter për të gjithë adhuruesit e saj.
Ylli ka pozuar në mënyra të ndryshme me qëllim që të tregojë pamjen e saj të re.
Ajo do të performojë në disa festivale të mëdha gjatë këtji viti dhe ka nisur përgatitjet në studio për koreografitë.
Kohët e fundit 23-vjeçarja ka bërë publike romancën me Calvin Harris, me të cilin është parë e kapur për dore në rrugët e Londrës.