E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshon projekti per baziliken e Elbasanit

Ndryshon projekti për bazilikën e Elbasanit. Mozaiku ishte parashikuar të mbulohej me xham, ndërsa krejt bazilika e Elbasanit do të kishte një çati. Arkeologët thonë se projekti është ndryshuar, pasi ky monument nuk është zbuluar tërësisht.
Por problem janë edhe fondet.
Deri në sigurimin e tyre dhe zbulimin e plotë të bazilikës ky objekt do të ketë këtë pamje.
Sa i përket afreskut të dërguar për restaurim në Institutin e Monumenteve, ai nuk do të mund të ekspozohet pasi dëmtohet.
Momentalisht punimet janë përqendruar në pastrimin e pjesëve të brendshme të bazilikës dhe shtrimin e rrugicave.
Që bazilika të jetë sa më atraktive kërkohet ndërgjegjësim qytetar për ta mbrojtur atë në të kundërt gjithçka do të ishte e kotë.
Fondet për këtë fazë punimesh u siguruan nga Bashkimi Evropian që e konsideron bazilikën e Elbasanit si pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në kontinent.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›