Ndryshon tabela në Serie A, fitojnë favoritët

Skuadrat që synojnë një vend në Ligën e Kampionëve, Lazio, Fiorentina e Napoli kanë arritur fitore të sigurta në Serie A.
Lazio e ka mposhtur Sampdorian me rezultat 1 me 0 me golin e vetëm të shënuar nga Hernanes. Fiorentina i ka dhënë leksion Sienës duke e mposhtur 3 me 0 me dy golat e Jovetis dhe një të Rodriguez.
Edhe Napoli ka arritur fitore në udhëtim te Siena. Maggio dhe Cavani shënuan në minutat e fundit për fitoren 2 me 0.
Lazio tani zë pozitën e dytë në tabelë me 36 pikë, ndërsa Fiorentina është e treta para Interit dhe Napolit./Indeksonline/