E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në ‘Bodyguard 2’ do të luante Lady Diana

Aktori Kevin Costner ka zbuluar se princesha Diana është dashur të luajë në vazhdimin e filmit "Bodyguard 2", në të cilin Costner luajti me këngëtaren e ndjerë Whitney Houston.

Princesha e Uellsit, Lady D, e cila vdiq në një aksident automobilistik më 31 gusht 1997 ka qenë në lojë për rolin e partneres së Kevin Costner, në vazhdimin e filmit të popullarizuar "Bodyguard 2".

“Diana dhe unë jemi marrë vesh për pjesën e dytë të ‘Bodyguard’. I kam thënë se do të përkujdesem për të ashtu siç jam kujdesur për Whitneyn,” tha Costner në shown e Anderson Cooper.

Edhe pse nga biseda e tyre ka kaluar shumë kohë, Kevin deri më tani nuk kishte folur në lidhje me këtë.

“Kur ajo vdiq, të gjitha lajmet ishin rreth saj. Mendova se kjo ishte një histori interesante, por e kam mbajtur atë për vete, gjersa disa vite më vonë ndonjë gazetar nuk do ta kujtonte atë. Diana donte ta shkruaja një rol vetëm për të,” deklaroi aktori.

Po ashtu aktori 57-vjeçar deklaroi se këngëtares së ndjerë, Whitney Houston, i kishte shkruar vazhdimisht, por edhe kishte biseduar me të, duke dashur t’i ndihmojë asaj rreth problemeve të vazhdueshme me drogën.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›