Në 2013, pensionet e fshatit do të rriten me 3-4% kurse te qytetit me 5%

Buxheti i MPÇSSHB më i larti i të gjitha kohëve. Prioritet ulja e varfërisë dhe rritja e të ardhurave për familje në masën 5.6%, ulja e papunësisë dhe punësimi vetëm nëpërmjet programeve aktive të zbatuara nga Ministria e 16 mijë të papunëve
Buxheti në 2013 është 8,56% më i lartë se buxheti i 2012 për ministrinë e Punës, ose 6,2 miliard lekë më shumë, duke arritur në vlerën totale prej 59,67 miliard lekë, gjë që tregon vëmendjen e veçantë të kësaj Qeverie për mbështetjen jo vetëm me politika, por edhe me buxhete të kategorive sociale më në nevojë
Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Z.Spiro Ksera, prezantoi dje në Komisionin Parlamentar të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë Projektbuxhetin 2013 për MPÇSSHB. Që në krye të fjalës së tij Ministri i Punës theksoi se buxheti për vitin 2013 është 8,56% më i lartë se buxheti i 2012 për këtë dikaster, ose 6,2 miliard lekë më shumë, duke arritur në vlerën totale prej 59,67 miliard lekë, gjë që tregon vëmendjen e veçantë të kësaj Qeverie për mbështetjen jo vetëm me politika, por edhe me buxhete të kategorive sociale më në nevojë. Më tej, ministri Ksera u ndal më konkretisht në zërat e veçantë të buxhetit, duke theksuar se prioritete të MPÇSSHB për vitin 2013 do të jenë ulja e varfërisë dhe rritja e të ardhurave për familje në masën 5.6%, ulja e papunësisë dhe punësimi vetëm nëpërmjet programeve aktive të zbatuara nga Ministria e 16 mijë të papunëve, rritja e të ardhurave të pensionistëve në masën 3-4% për pensionistët e qytetit dhe 5% për ata të fshatit, etj.
Prezantimi i ministrit Spiro
Ksera në Komisionin parlamentar
Projektbuxheti i vitit 2013 është tregues jo vetëm i fytyrës sociale të kësaj Qeverie, por i seriozitetit të saj në vendosjen e prioriteteve dhe mbajtjen e premtimeve. Fondi i parashikuar për Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta arrin në 59,67 miliard lekë, ose 4.17% të PBB. Ky buxhet nuk është thjesht më i madhi i akorduar për Ministrinë e Punës, e cila ka buxhetin më të lartë ndër të gjitha institucionet, por në terma krahasimor është 8,56% më i lartë se buxheti i akorduar për vitin 2012 këtij institucioni, ose 6,2 miliard lekë më shumë.
Me këtë buxhet do të përmbushen prioritetet e Ministrisë së Punës: rritja e mbështetjes për shtresat në nevojë dhe ulja e varfërisë, nëpërmjet rritjes se masës se ndihmës ekonomike për familje ne masën 5.6%; ulja e papunësisë dhe rritja e punësimit, ku vetëm nga programet aktive të Ministrisë së Punës gjatë 2013 do të punësohen 16 mijë persona; rritja e të ardhurave për 549 mijë pensionistë mesatarisht në masën 3-4% ne qytet dhe 5% ne fshat, duke filluar nga (1 korriku 2013); rritja e cilësisë së shërbimeve veçanërisht për moshën e tretë, ku gjatë 2013 do të përfundojë rikonstruksioni i Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë dhe Qendrës Polivalente në Poliçan. mbështetja me shërbime publike të përkujdesit shoqëror rezidencial dhe ditor të 9% më shumë fëmijëve në nevojë, 12% më shumë për fëmijët me aftësi të kufizuar, me 16% më shumë për viktimave të trafikimit, me 25% më shumë për viktimat e dhunës dhe 7% më shumë për të moshuarit në nevojë krahasuar me vitin 2012.
Mbrojtja Sociale
Në llogaritjen e fondit të Mbrojtjes Sociale janë marrë parasysh, si çdo vit, kërkesat e njësive vendore, duke u bazuar edhe në përmbushjen e objektivit për kontrollin më të mirë të skemës dhe garantimin e përfshirjes dhe mosdiskriminimin e individëve dhe familjeve në nevojë dhe personave me paaftësi në skemat përkatëse të mbështetjes me të ardhura. Buxheti i Ministrisë për Fondin për pagesën e ndihmës ekonomike dhe paaftësisë është rritur edhe për këtë vit, nga 17 miliard që ishte për vitin 2012, në 17.4 miliardë lekë për 2013. Gjatë vitit 2013, fillon pilotimi i skemës së re të NE në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan, i cili do të mundësohet falë Marrëveshjes se Huase mes MPÇSSHB, Ministrisë së Financës dhe BB, me një fond prej 38 milion euro për periudhën deri ne vitin 2017, nga të cilat 400 milionë lekë për vitin 2013. Kjo skemë pritet të rrisë masën e mbështetjes për kategoritë në nevojë dhe një targetim më të mirë të grupeve dhe individëve që do të mbështeten. Po ashtu, në fillim të vitit 2013 do të shpallen projektet fituese për ngritje e bizneseve sociale në të gjithë vendin, ku Agjencia “Nxitja e Biznesit Social në Shqipëri” dhe Yonuss SocialBiznes do të ofrojnë mbështetje logjistike dhe financiare për idetë më inovatore dhe të cilat parashikojnë një numër më të madh përfituesish direkt. Bizneset sociale do t’u krijojnë mundësi kategorive më në nevojë, pa të ardhura dhe me probleme të varfërisë dhe papunësisë që të sigurojnë punësim të përhershëm dhe të ardhura të qëndrueshme nëpërmjet punësimit/vetëpunësimit në bizneset sociale. Tashmë, përfundon faza e prezantimit të një Konkursi kombëtar për biznesin social, fituesit e të cilit do të shpallen në mes të muajit janar. Krijimi i bizneseve sociale, aplikimi i skemës së re ndihmës ekonomike, rritja e buxhetit për pagesat kesh dhe një kontroll më i mirë i skemave të mbështetjes do të sjellë rezultate të prekshme në luftën kundër varfërisë përgjatë vitit 2013. Ndihma Ekonomike/Bazuar në të dhënat e ardhura nga njësitë e qeverisjes vendore, numri i familjeve që kanë nevojë të trajtohen në skemën e ndihmës ekonomike rezulton të jetë 100,000 familje, të cilat parashikohet të mbulohen me një fond prej 4.4 miliard lekë (plus 400 milionë nga projekti me BB). Mbështetja për Personat me Aftësi të Kufizuar/Objektiv i një rëndësie të veçantë për Qeverinë dhe Ministrinë mbetet mbulimi me pagesa dhe shërbime i personave me aftësi të kufizuar. Viti 2013 na gjen me legjislacion të përmirësuar, ku i një rëndësie të veçantë është Ratifikimi së fundi nga Kuvendi i Shqipërisë i Konventës së OKB “Për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe Protokollin e saj Opsional”. Bazuar tek parimet kryesore të Konventës, personat me aftësi të kufizuara përfitojnë mbrojtje më të madhe, duke ndryshuar, para së gjithash, trajtimin e aftësisë së kufizuar nga ai bazuar në modelin mjekësor ose bamirës (nëpërmjet pagesave ‘kesh’, në trajtimin sipas modelit social, ku prioritet kanë politikat që synojnë mbështetje për integrim në arsim, në tregun e punës, në shërbime, etj. Pas nënshkrimit të Konventës në Dhjetor 2009, Qeveria dhe institucionet ndërmorën një proces për vlerësimin e legjislacionit ekzistues dhe Grupi ndërministror punoi, me kontributin e ekspertes austriake Marianne Schulze, për draftimin e projektligjit “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”, i cili është në përputhje me Konventën. Projekt-Buxheti i vitit 2013 për Personat me Aftësi të Kufizuar është në përputhje me kërkesat e legjislacionit dhe mbulon nevojat për të gjitha kategoritë.
Për vitin 2013, fondi i parashikuar për trajtimin e 147 mijë përfituesve me AK dhe kujdestareve te tyre, shkon në 13 miliard lekë. Fondi është mbidyfishuar në krahasim me vitin 2005, kur fondi kapte vlerën e vetëm 6.1 miliard lekëve. Edhe gjatë 2013 personat me aftësi të kufizuara do të jenë prioritet për programet që nxisin punësimin dhe formimin profesional. Fondi për Kompensimin e të Përndjekurve Politikë i parashikuar për MPÇSSHB për vitin 2012 është 3 miliard lekë, pothuaj 2 herë më i lartë se fondi i akorduar gjatë 2012. Fondi do të përdoret për dëmshpërblimin financiar të të gjitha kategorive të ish-të-përndjekurve politikë bazuar në shqyrtimin administrativ të dosjeve nga ana e Ministrisë së Drejtësisë. Institucionet e Përkujdesit Shoqëror/Përmirësimi i shërbimeve të përkujdesit është në qendër të politikave tona. Rikonstruksioni i institucioneve publike të përkujdesit vazhdon të jetë prioritet edhe në buxhetin e 2013. MPÇSSHB nëpërmjet buxhetit të parashikuara për vitin 2013 garanton standardet e shërbimeve, sipas kuotave të përcaktuara me ligj për ushqim, veshmbathje, aktivitetet integruese, kushte materiale dhe infrastrukturën e nevojshme për 1,087 klientët rezidenciale e ditore te 28 Institucioneve të Përkujdesit Shoqëror, në të cilat trajtohen fëmijët jetimë, të moshuar të braktisur, viktima të trafikimit, fëmijët me aftësi te kufizuar si dhe viktima te dhunës ne familje. Për vitin 2013, kemi parashikuar përfundimin e rikonstruksioneve në Shtepise se te Moshuarve, Tiranë, dhe Qendrën Polivalente Poliçan, në një vlerë totale prej 59.5 milionë lekë. Romët/Ministria e Punës i mbështet romët nëpërmjet ofrimit të formimit profesional falas në qendrat publike të formimit profesional, si dhe trajtimit me prioritet në programet e nxitjes së punësimit. Rreth 1530 familje Rome trajtohen me ndihme ekonomike, me një fond prej 6.8 milion lekë dhe rreth 650 individë nga ky komunitet përfitojnë pagesë për aftësinë e kufizuar, me një fond pre 7 milion lekë. Po ashtu, Agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe Qeveritë e vendeve mike vazhdojnë të mbështesin me fonde realizmin e objektivave strategjikë për përmirësimin e jetës së komunitetit rom. Gjatë 2013 do të vazhdojë zbatimi i Projektit të financuar nga PNUD për mbështetjen e përfshirjes sociale të komuniteteve rom dhe egjiptian, në një vlerë prej 224.7 milionë lekë, ku për vitin 2013, vlera është 112.3 milionë lekë, dhe 6 milionë lekë është kontributi i Ministrisë së Punës. Për evidentimin e fëmijëve rom të rrugës dhe heqjen e tyre nga kjo situatë, me Ministrin e Brendshëm nxorëm një urdhër të përbashkët për ngritjen e grupeve mikse të shërbimit social dhe policisë së shtetit që do të identifikojnë dhe menaxhojnë rastet. Për çdo fëmijë të identifikuar në situatë rruge, këto njësi në bashkëpunim me njësitë për mbrojtjen e fëmijëve pranë pushtetit vendor marrin masa për vlerësimin e situatës së tyre social-ekonomike dhe për mbështetjen e familjeve nga programet e mbrojtjes sociale.
Gjatë vitit 2013 do të fillojë mbështetja e fëmijëve rom që ndjekin arsimin e detyrueshëm me paketa ushqimore pranë institucioneve arsimore. Fëmijët/Vazhdon puna për ngritjen e institucioneve në nivel vendor dhe qendror të parashikuara në Ligjin “Për mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve”. Pas rishikimit të skemës së ndihmës ekonomike vazhdon mbështetja e fëmijëve jetimë dhe kryefamiljarë me pagesa ‘kesh’. Një grup i veçantë që është në vëmendje të MPÇSSHB, janë edhe fëmijët me aftësi të kufizuar. Janë rreth 20 mijë fëmijë që përfitojnë pagesën e aftësisë së kufizuar, nga të cilët 1 500 që ndjekin arsimin e mesëm trajtohen me 200% të pagesës. Të moshuar/Politikat e shërbimeve për moshën e tretë kanë për qëllim krijimin e një sistemi të përshtatshëm shërbimesh sociale, me standarde bashkëkohore për rehabilitimin dhe ri-integrimin e tyre në jetën normale. Rikonstruksioni i qendrave publike që ofrojnë shërbime sociale rezidenciale dhe ditore për të moshuarit po përmirëson ndjeshëm jetesën e tyre në këto qendra. Një shërbim ende i munguar për moshën e tretë është shërbimi social-mjekësor në familje dhe ne synojmë që një nga bizneset sociale që pritet të ngrihen gjatë vitit 2013 të jetë i fokusuar në ofrimin e këtij shërbimi. Edhe gjatë vitit 2013 Qeveria do të vazhdojë politikat që synon rritjen e të ardhurave të pensionistëve, nëpërmjet parashikimit në buxhet të rritjes së pensioneve. Për vitin 2013 parashikohet që rritja të jetë 3-4% në qytet dhe 5% në fshat.
Programi i pensioneve publik është një nga programet me te mëdha sociale i cili mbështet me te ardhura mbi 549.000 pensione te te gjitha llojeve dhe kategorive, gjithashtu nëpërmjet programeve kompensuese e trajtimeve financiare mbështet me te ardhura mbi 70.000 persona te varur ekonomikisht nga pensioniste, rreth 9.500 veterane dhe invalidë te luftës, rreth 458 invalidë te punës etj.
Gratë/Eliminimi i diskriminimit, heqja e barrierave, arritja e barazisë gjinore mbeten prioritet të Ministrisë, të cilat bashkë me zhdukjen e dhunës me bazë gjinore janë një nga programet e rëndësishme tonat. Shqipëria vitet e fundit i është bashkëngjitur fushatës botërore kundër dhunës ndaj grave, në qendër të të cilës është sensibilizimi i institucioneve përgjegjëse, shoqërisë dhe individit për ta parandaluar dhe denoncuar fenomenin e dhunës. Me mbështetjen edhe të donatorëve aktivitetet sensibilizuese edhe gjatë vitit 2013 parashikohet të zhvillohen në të gjithë hapësirën gjeografike të vendit duke përfshirë të gjitha grupet e interesuara, veçanërisht gratë joaktive dhe shtëpiake, të cilat janë më të prekura nga fenomeni i dhunës. Edhe për vitin 2013 është parashikuar fondi për funksionimin e Qendrës Kombëtare të Pritjes së Viktimave të Dhunës si dhe për mbështetjen e tyre pas largimit nga Qendra me pagesë të ndihmës ekonomike. Nga viti 2012 e në vazhdim kemi filluar zbatimin për herë të parë të një programi të ri për nxitjen e punësimit të grave. Tregu i Punës/ Tregu i punës gjatë vitit 2012 ka shënuar përmirësim të lehtë. Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2012 punësimi u rrit me 0.1% krahasuar me tremujorin e kaluar dhe 0.4% në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Rritja e punësimit u shkatua si rezultat i rritjes së punësimit në sektorin privat jo-bujqësor, që u rrit respektivisht me 0.5%. Shkalla e papunësisë në fund të këtij viti pritet të jetë në 13%. Përfundon informatizimi i shërbimeve të punësimi, e cila do të ndikojë që gjatë 2013 të rritet ndjeshëm cilësia e shërbimit, duke sjellë më afër kërkesën me ofertën në tregun e punës. Falë informatizimit të tregut të punës, rritjes së cilësisë së shërbimit, organizimit në të gjithë vendin të panaireve të punës, parashikojmë që punësimi nëpërmjet ndërmjetësimit nga zyrat e punës të shkojë në 13,000 persona, dhe bashkë me nxitjen e punësimit gjithsej të gjejnë punë nëpërmjet shërbimeve publike të punësimit 16 mijë persona. Tregu i punës mbështetet edhe nga Projekti “Zhvillimi i Burimeve Njerëzore”, IPA 2010, i cili financohet nga BE. Kostoja Totale e Projektit është 310 milion leke, nga të cilat 30 milionë është kontributi shqiptar. Nxitja e Punësimit/Fondet e parashikuara në projekt-buxhet për këtë zë janë 90 milionë lekë, me të cilin do të mbështeten programet: Praktikat profesionale per punekerkuesin e papune qe kane mbaruar arsimin e larte brenda ose jashte vendit, i cili mundeson punesimin per nje periudhe deri ne 6 muaj te studentëve të sapodiplomuar. Programi i nxitjes se punesimit te femrave nga grupet e vecanta, i cili mundeson punesimin deri ne 1 vit dhe punedhenesi perfiton financimin ne masen 100% te sigurimeve shoqerore dhe 4 paga minimale ne shkalle vendi. Programi i nxitjes se punesimit te punekerkuesve te papune qe hyjne per here te pare ne pune, i cili mundeson punesimin per nje periudhe 6 mujore te punekerkuesve nga mosha 16-25 vjeç dhe siguron financimin ne masen 100% te sigurimeve te detyrueshme shoqerore dhe shendetsore te punedhensit. Theksojmë se VKM 47 dhe 48, datë 16/1/2008 për programet e nxitjes së punësimit me VKM është shtyrë afati nga janar 2013 deri në janar 2018, ku hyjnë të papunët në vështirësi dhe punësimi nëpërmjte formimit në punë. Formimi Profesional/Në qendrat publike të formimit profesional të certifikohen 9,000 persona, ku prioritet do t’i jepet grupeve në nevojë si punëkërkuesit afatgjatë, gratë kryefamiljare, të dhunuara, të trafikuara, jetimët, romët – të cilët përfitojnë trajtim me tarifa të reduktuara. Ne kemi parashikuar që nga këto grupe gjatë vitit 2013 të përfitojnë formim profesional 5,500 vetë, nga të cilët 3,500 pas përfundimit të kurseve profesionale të tërhiqen nga tregu i punës, duke e rritur përqindjen e punësimit post-formim në 60%. Prioritet në fushën e formimit profesional është hartimi dhe rishikimi i kurrikulave për profesionet që janë në trend në tregun vendas dhe atë evropian, si ndërtimi, hoteleri-turizëm, elektronike etj. Për kategori dhe grupe të veçanta, ndiqet një politikë favorizuese, konkretisht për punëkërkuesit e papunë të regjistruar në zyrat e punësimit nëse dëshirojnë të ndjekin një kurs të formimit profesional. Në qendrat publike aplikohet reduktimi i tarifës së regjistrimit prej 50%, ndërsa për punëkërkuesit e papunë të regjistruar në zyrat e punësimit, të cilët duan të ndjekin një kurs të formimit profesional dhe i përkasin komuniteti rom, jetimë, personat me aftësi të kufizuara, vajzat dhe gratë e trafikuara, personat që kanë vuajtur dënimin me burgim e përfitojnë këtë shërbim falas.
Pagesa e Papunësisë/Për vitin 2013 janë parashikuar te paguhen me pagesë papunësie mesatarisht 11.000 persona, me një fond prej 1 miliard lekë, duke përfshirë këtu veç hyrje-daljeve mesatare nga skema e përfitimit, dhe 2.000 persona që pritet të dalin nga puna në sektorët Alpetrol, OSSH, Albtelekom, arsim, ushtri, shëndetësi, si dhe nga luhatjet e tregut privat. Për vitin 2013 parashikohet një rritje 10% e nivelit baze te pagesës se papunësisë për 6/mujorin e dyte te vitit, mbi këtë bazë janë llogaritur fondet e nevojshme edhe për kompensimin e çmimit te energjisë elektrike, artikujve ushqimore dhe pagesa për personat ne ngarkim. Rritja e dialogut dhe bashkëpunimit me partnerët sociale Dialogu Social dhe krijimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit me partnerët socialë është në qendër të punës sonë. Në mbledhjet periodike të Këshillit Kombëtar të Punës janë konsultuar çështje shumë të rëndësishme, përfshi këtu edhe miratimin e ndryshimeve në Kodin e Punës, i cili së shpejti do të vijë edhe në Kuvend për miratim. Edhe për vitin 2013 është përcaktuar një fond i veçante për Këshillin Kombëtar të Punës, i destinuar për përballimin e shpenzimeve te mbledhjeve te tij, komisioneve te specializuara te përhershme, funksionimit te Zyrave Shtetërore te Pajtimit si dhe për organizimin dhe pjesëmarrjen ne konferenca trepalëshe. Fondi i parashikuar nga projekt-buxheti për vitin 2013 për Këshillin Kombëtar te Punës është 16 milion leke, nga 15.5 milion qe eshte realizimi i pritshem per vitin 2012. Inspektimi në Pune/Per vitin 2013 kemi programuar qe ISHP te ushtroje 16.500 inspektime ne vit si dhe kontrolle administrative neper sektore te ndryshem te ekonomise, me qellim futjen ne skemen e sigurimeve shoqerore te te punesuarve te pasiguruar. Inspektimi në punë mbështetet edhe nga Projekti “Modernizmi i Inspektoriatit të Punës”, IPA 2010, i cili financohet nga BE. Kostoja Totale e Projektit është 155 milion leke, nga të cilat 15 milionë është kontributi shqiptar.