E Diel, 1 Nëntor 2026

Në 6 gusht seanca e konstituive, Albulena Haxhiu takon përfaqësuesit e partive politike

Ka përfunduar takimi i ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, me përfaqësuesit e partive politike për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Haxhiu tha se palët u pajtuan për agjendën për konstituimin e Kuvendit, i cili i hap rrugë formimin të qeverisë së re dhe zgjedhjes së presidentit të ri. Albulena Haxhiu përsëriti se në përputhje me Kushtetutën, seanca konstituive do të mbahet më 6 gusht në orën 10:00.

“Rendi i ditës i seancës konstituive, sipas Rregullores, ka katër pika: Formimi i Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve, Shqyrtimi i raportit të tij, Betimi i deputetëve, dhe Zgjedhja e kryetarit apo kryetares së Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Haxhiu njoftoi se administrata e Kuvendit ka përfunduar përgatitjet për regjistrimin e deputetëve, i cili do të zhvillohet në data të ndryshme sipas subjekteve politike. Ndërkohë nënkryetarja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, tha se partia ende nuk ka marrë një ftesë nga Lëvizja Vetëvendosje për të rifilluar bisedimet për formimin e institucioneve të reja.

“Nuk ka ndonjë ftesë tani meqë edhe janë përmbyllë proceset për çka e kishim ndërprerë dialogun tonë me Vetëvendosjen sa i përket institucioneve. Sapo të kemi një takim dhe të kemi dialog edhe marrëveshje do t’ua bëjmë të ditur, nëse do të ketë marrëveshje.”

Kurti, partia e të cilit fitoi zgjedhjet e 7 qershorit, ka nevojë për një marrëveshje me opozitën për t’u siguruar që vendi do të ketë president të ri dhe kështu t’i japë fund krizës së gjatë politike e institucionale.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›