E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Në 70 vite shkruajti vetëm me dorë”, Helena rrëfehet për shkrimtarin e ndjerë: Sigurimi i sekuestroi…

Bashkëshortja e Ismail Kadaresë, Helena Kadare, teksa kujton kolosin letrave shqipe, tregon se si ai çdo krijim e hidhte në letër.

Sipas zonjës Kadare, shkrimtari ruante të gjitha dorëshkrimet, madje kur u vendos në Francë, mori me vete një pjesë të mirë të tyre.

“Në 70 vite krijimtari, ai ka shkruar vetëm me dorë. Ne kishim dorëshkrimet e arkivave të tij kur ikëm për herë të parë në Francë në ’90 dhe që erdhi sigurimi i sekuestroi. Kur u kthyem, na i dha Arkivi. I morëm me vete, ai donte të ruante çdo gjë”, shprehet ajo.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›