E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Ballagat po zhvillohen zgjedhjet pas ndryshimit të datës nga Presidenti

Fier, 2 Gusht NOA - Në komunën Ballagat të Qarkut të Fierit kanë nisur votimet sot për të zgjedhur kryetarin e ri të komunës.

Zgjedhjet e pjesshme ishin përcaktuar në të vërtetë për në datën 29 korrik por një përllogaritje e gabuar bëri që data të ndryshojë.

Në orën 07.00 të ditës së sotme u çelën tetë qendra votimi për afro 2 400 zgjedhës të cilët do të japin votën e tyre për një nga dy emrat rivalë të dy forcave politike që marrin pjesë në garë.

Për Partinë Demokratike kandidon Sherbet Sharka, banor i zonës dhe për Partinë Socialiste, Neshat Sharka, po ashtu nga i njëjti vendbanim.

Zgjedhjet pritet të mbyllen në orën 19.00 të ditës së Diel dhe rezultatet jozyrtare do të publikohen rreth mesnatës.

Dekreti i Presidentit të Republikës për zgjedhje të pjesshme erdhi pas shkarkimit për abuzim me detyrën të kryekomunarit të mëparshëm, Fatos Sharka.

Gafa presidenciale

Presidenti, Bamir Topi lajmëroi përmes faqes zyrtare më 17 qershor 2009, caktimin e datës së zgjedhjeve në Komunën Ballagat, Qarku Fier, për të dielën më 29 Korrik 2009.

Në të vërtetë, data e vendosur korrespondonte me ditë të mërkurë, por në dekretin e firmosur nga Topi, thuhej se zgjedhjet do të zhvillohen ditën e diel më datë 29 korrik 2009.

Disa orë më vonë, Presidenca e zhduku dekretin dhe publikoi të nesërmen një tjetër kundërdekret, që fiksonte datën 2 Gusht 2009, si datë të re, për zgjedhjet e Ballagatit.

/e.n/e.l/NOA/ - Komentoni edhe ju këtë lajm / Klikoni këtu, për rregullat e përdorimit

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›