Në Brazil janë të sigurt: Ronaldinjo te Flamengo
Faqja sportive braziliane “Globoesporte” shkruan sot se Dinjo dhe i vëllai-menaxher, Asis, tashmë kanë arritur në një marrëveshje ekonomike me klubin e elitës braziliane. Sipas po të njëjtës media, lojtari ka rënë dakord të përgjysmojë rrogën vjetore nga tetë në katër milionë euro dhe tashmë pritet vetëm përgjigja pozitive e Milanit.
Gjithsesi, pengesa më e madhe mund të jetë akordi me klubin nga Milano, i cili nuk ka ndërmend të lërë të lirë futbollistin pa një dorë të mirë parash. Nga ana tjetër, ky mund të jetë edhe çelësi i zgjidhjes, pasi në kontratën e 30-vjeçarit është parashikuar se ai mund të lërë kuqezinjtë italianë me kosto zero në janar. Sipas “Globoesporte”, Milani do nxitojë ta shesë lojtarin për të siguruar të ardhura që do t’i shpenzojë në afrimin e Ibrahimoviçit.