Në Ditën Ndërkombëtare për Parandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijëve, presidenti Meta bën thirrje: “T’ju sigurojmë atyre të ardhme të sigurtë!”

Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje institucioneve shqiptare përgjegjëse për fëmijët që të përmirësojnë politikat në ndihmë të të miturve. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Parandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijëve, presidenti tha se duhet urgjentisht që të zbatohen modele për mbrojtjen e fëmijëve. “Fëmijët janë e sotmja dhe e ardhmja jonë. Të gjithë e kemi për detyrë që t’ju sigurojmë atyre të ardhme të sigurt”. Zoti Meta i bëri thirrje parlamentit që të miratojë projektligjin për regjistrin të dënuarit për krime seksuale, ndërsa vuri theksin tek mos dënimi i rasteve të tilla.
“Shqipëria shfaq problematika, barriera dhe mangësi me kapacitet për trajtimin e krijimeve seksuale te fëmijët dhe adoleshentët. Shërbimet shoqërore janë larg standardin. Ndaj Njësia e Inteligjencës e rendit vendin tonë shumë larg vendeve të Rajonit. Në këtë kuadër, është urgjente që të merren hapa të përmirësimit të menjëhershëm të politikave, dhe të zbatohen modele për mbrojtjen e fëmijëve. Dua të nxis Kuvendin dhe deputetët që të miratojnë sa më shpejt projektligjin për regjistrin të dënuarit për krime seksuale që CRCA Albania ka përgatitur. Është e patolerueshme qe vetëm 44 % e autorëve të krimeve seksuale të fëmijëve janë dënuar me formë të prerë. Të gjitha strukturat dhe agjencitë e ndryshme, duhet të intensifikojnë përpjekjet që parandalojnë abuzimin e fëmijëve, duke rritur ndëshkueshmërinë. Çështja e abuzimit me fëmijët është komplekse. Fëmijët janë e sotmja dhe e ardhmja jonë. Të gjithë e kemi për detyrë që t’ju sigurojmë atyre të ardhme të sigurt” tha Presidenti Ilir Meta në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Parandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijëve.