E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Gjermani 7.2 % të papunë

Tregu gjerman i punës ka përfituar vitin e kaluar nga rritja ekonomike.

Agjencia Federale për Punë deklaroi në Nyremberg se në dhjetor të vitit të kaluar 3.016.000 persona kanë qenë të papunë, që është 85.000 më shumë se në nëntor, por 260.000 më pak se një vit më parë. Aktualisht kuota e papunësisë në Gjermani është 7.2 për qind.

Shefi i Agjencisë për Punë Frank-Jürgen Weise u shpreh i kënaqur me zhvillimet në tregun e punës gjatë vitit 2010. Sipas tij, kërkesa për punëtorë edhe më tej mbetet e lartë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›