E Hënë, 2 Nëntor 2026

Në Korçë, kanë përfituar 90 familje nga subvencionimi i interesave të kredisë

30 familje në bashkinë e Korçës kanë përfituar nga programi i strehimit social “Subvencionimi i interesave të kredisë” gjatë këtij viti. Përmes këtij programi mbështeten familje ose individë në blerjen e shtëpive të para, me qëllim përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës.

“Bashkia e Korçës prej vitit 2020, ka rreth 141 kuota, në të gjithë këtë periudhë janë kualifikuar lista përfituesish dhe aktualisht nga rakordimet që kemi me Entin Kombëtar të Banesave kanë siguruar banesën dhe shlyejnë kredinë rreth 90 familje”, u shpreh Mirela Balli, Drejtore e Strehimit Social, Korçë.

Pavarësisht zbatimit me sukses të këtij programi ka ende kuota të lira. Programi i strehimit social “Subvencionimi i interesave të kredisë” u shërben familjeve ose individëve që nuk janë në gjendje ekonomike e sociale të përballojnë ofertën e tregut të lirë të banesave ose atë të kredive hipotekore. Prioritet u jepet çifteve të reja, grave kryefamiljare apo individëve e familjeve të minoritetit rom e egjiptian.

Gazetare: E. Fili

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›