Në Maqedoni s`ka dialog për tejkalimin e krizës politike

Në Maqedoni s`ka dalje nga kriza politike dhe zgjedhjet lokale do të jenë në pikëpyetje për shkak të mosmarrëveshjeve politike.
Partitë politike maqedonase të pozitës dhe opozitës nuk kanë arritur marrëveshje për zhbllokimin e krizës politike.
Derisa partia më e madhe maqedonase VMRO-DPMNE ka kërkuar që opozita të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 24 marsit dhe të dialogohet për çështjet e hapura, LSDM dje përmes liderit të saj Branko Cërvenkovski ka bërë të qartë se nuk ka dialog politik dhe pjesëmarrje në zgjedhje lokale, pa u shpallur në pako edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Kryeministri Gruevski ka theksuar se nuk ka marrëveshje pasi që LSDM ka vendosur ultimatum për të arritur marrëveshje për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe të bisedohet për ngjarjet e 24dhjetorit në Parlament.
Lideri i LSDM-së Cërvenkovski, përsëri, deklaroi se mbesin në qëndrimin për zgjedhje parlamentare të parakohshme dhe vetëm në atë rast do të ktheheshin në Kuvend, raporton INA.
Cërvenkovski konsideron se Maqedonia gjendet në krizë politike dhe se dalje nga ajo janë zgjedhjet parlamentare në të cilën qytetarët do të vendosin në cilin drejtim do të shkojë shteti në periudhën e ardhshme./Indeksonline/