Në “Në Kohë Reale” publikohet fotoja e fundit e Gilmando Danit

Në emisionin “Në Kohë Reale” u publikua fotoja e fundit e Gilmando Danit, i ekzekutuar sot në një atentat pranë rrethrrotullimit të Rinasit në Tiranë.
Imazhi, i sekuestruar si pjesë e dokumentacionit pranë viktimës, tregon ndryshimet e dukshme në portretin e tij krahasuar me fotot e mëparshme.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi sot rreth mesditës, kur persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri drejt një automjeti tip Mercedes-Benz S-Class ngjyrë e bardhë.
Si pasojë mbeti i vrarë Gilmando Dani, rreth 40 vjeç, ndërsa u plagos rëndë M.Sh., 47 vjeç, i cili ndodhet në spital në gjendje kritike.
/rtsh.al/