Në Parlamentin Europian diskutohet raporti për Kosovën
Erion Veliaj akuzon Edi Ramën se ka urdhëruar personalisht transferimin dhe izolimin e tij në burgun e Fierit. Në një reagim të shoqëruar me një letër, ai pretendon se ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, i ka përcjellë tri kërkesa: të pranojë përfshirjen në protesta, të heqë dorë nga Bashkia e Tiranës dhe të ndërpresë këshillimin me Plarent Ndrecën.
Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?
Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.

15:00
Në Parlamentin Europian diskutohet raporti për Kosovën
Lapsi.al14 June 2022
Komisioni i Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme do të diskutojë sot raportet për Kosovën, Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë, përfshirë edhe për qindra amandamente që janë propozuar për t’u përfshirë në këto raporte. Në draftin e raportit që e kishte prezantuar më parë raportuesja për Kosovën në këtë trup, Viola von Cramon, është përsëritur se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave që në vitin 2018, por akoma nuk është miratuar vendimi për liri të lëvizjes. Në tekstin e këtij dokumenti i bëhet thirrje Këshillit të BE-së që urgjentisht të marrë vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovë.
Në dokument përfshihet edhe mbështetja ndaj kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, aspiratat e Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, sikur edhe thirrja për pesë vendet anëtare të bllokut evropian, të cilat nuk e kanë njohur akoma pavarësinë e Kosovës, që ta bëjnë një gjë të tillë. Kosovës i bëhet ftesë të vazhdojë procesin e reformave, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndonëse konstatohet se Kosova ka shënuar një përparim në këtë drejtim. Sipas dokumentit që pritet të diskutohet më 14 qershor, Parlamenti Evropian shprehet i kënaqur që Kosova u është bashkuar të gjitha qëndrimeve të BE-së për agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, ka shpallur sanksione, dhe me një rezolutë të veçantë në Kuvend ka dënuar këtë agresion.
Megjithatë, Kosova është kritikuar për situatën në gjyqësor. Është shprehur shqetësim me arsyetimin se gjyqësori vazhdon të jetë joefikas dhe i ndjeshëm ndaj ndërhyrjeve politike. Në këtë drejtim është përshëndetur propozimi për reformën në prokurori dhe është kërkuar që të merret parasysh mendimi i Komisionit të Venecias. Për raportin për Kosovën janë paraqitur më shumë se 300 amendamente. Një numër i madh i tyre janë paraqitur nga disa deputetë nga Spanja, të cilët kanë propozuar që nga raporti të largohen të gjitha referencat që e trajtojnë Kosovën si shtet.
Ndërkaq disa deputetë nga e djathta ekstreme, më së shumti nga Franca dhe Gjermania, kanë propozuar që, në vend të thirrjes për liberalizim vizash, të thuhet se “vizat nuk duhet të liberalizohen në një të ardhme të afërt”. Pas votimit në Komisionin për Politikë të Jashtme, raportet për të tria shtetet do të diskutohen dhe do të miratohen si rezoluta të Parlamentit Evropian. Këto rezoluta kanë peshë politike, por nuk janë obliguese për vendet anëtare të BE-së. Në draft-raportin për Serbinë shprehet keqardhje për faktin se ky shtet nuk i ka mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë. Aty po ashtu u bëhet thirrje autoriteteve në Serbi që “të dëshmojnë përkushtim të vërtetë ndaj vlerave të BE-së dhe të përshtaten me vendimet dhe qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme dhe sigurisë”. Ka pasur shumë amandamente të propozuara nga disa deputetë që të kushtëzohet procesi i negociatave të Serbisë për anëtarësim në BE me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. /REL/
Dënohet me 25 vite burgim Blendi Teta ne lidhje me vrasjen e Santjago Malkos. Vendimi u dha nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Teta akuzohet se vëzhgoi lëvizjet...
Në një banesë në fshatin Granze të Krujës ka rënë zjarr. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës dhe bëhet fjalë për banesën e Pëllumb Kiçit. Mësohet se familjar...
Një person është vënë nën hetim pas skandalit të zbulimit të kartave SIM në aeroportin e Rinasit. Ai u kap nga policia pasi kishte në zotërim 3991 karta SIM...
Babë e bir janë arrestuar pasi u kapën me lëndë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza të vogla në disa qese. Po ashtu gjatë arrestimi...
Sipas MeteoAlb: Pjesa më e madhe e vendit tonë do të dominohet nga kthjellimet dhe kalime të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat mal...
Nga viti i ardhshëm, individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit do të duhet të paguajnë më shumë taksa, në formën e tatimit mbi të ardhurat nga biznesi, ndonëse t...
Prej vitesh, qeveria shqiptare duket se ka bërë pjesë të saj një axhendë për mbështetjen e Startup-eve dhe inovacionit në Shqipëri. Por ndërsa deklaratat pro-in...
Një gjykatës i Oregon në SHBA dënoi me burgim të përjetshëm Nancy Crampton Brophy, një shkrimtare romantike që me sa duket parashikoi krimin e saj në një ese të...
Në Partinë Demokratike vijon të jetë prezente përçarja e 2 grupeve sidomos ajo në mes deputetëve. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Ali...
Nikotina shkakton rritje të shpejtë të presionit të gjakut në mushkëri. Përveç kësaj, edhe nëse dikush e lë duhanin, efektet e nikotinës mund të zgjasin me vite...
Pushteti i rilindjes i mori për të mirëqenë qytetarët shqiptarë. Edi Rama ishte i bindur se sido që të sillej me ta, tufave e deleve do të vazhdonte ta votonte me kokën ulur
Lufta mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt për kontrollin e Bashkisë së Tiranës, e nisur me shkarkime dhe bllokime institucionale, u përshkallëzua deri te denoncimi për shantazh dhe kërcënime në qelitë e burgut të Fierit, duke e kthyer administrimin e kryeqytetit në peng të përplasjes mes dy ish-aleatëve politikë.
Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.
Gonzalo Montiel u bë protagonist i një skene që nuk dukej se i përkiste një ndeshjeje futbolli. Futbollisti argjentinas u largua nga fusha në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Boca Juniors, nën mbrojtjen e policisë
Gjithçka e lehtë për Real Madrid, që në javën e njëmbëdhjetë të La Liga triumfon me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Racing Santander, i likuiduar që në 45 minutat e para.