E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne Peqin Mojash Radonjic rrezikon stolin



Shkumbini me fitoren 3-1 ndaj Flamurtarit te vendit te dyte duket se e kaloi momentin e erret por peqinasit jane perpara nje prove tjeter te forte kur te perballen me Vllaznine ne Peqin. Me sulmuesin Arlind Nora te rikthyer por ende ne dyshim per Bledar Mancakun dhe Viktor Gjylen te pezulluar trajneri Agim Canaj duhet te ndertoje nje formacion fitues per te regjistruar fitoren e trete sezonale dhe kapur shkodranet ne kuoten e 11 pikeve. Vllaznia qe nga ana e saj vjen pas barazimit pa gola me Teuten ne Loro Borici ka hapur me dashje apo dashje nje problem presidenti Valter Fushaj paralajmeroi trajnerin malazez Mojash Radonjic duke i vene si detyrim ketij te fundit fitore ne fushen e veshtire te Peqinit. Me pese mungesa - Semina Nimani Djepaxhia Jumic e Sukaj - nje rezultat 2-sh ne Peqin duket i veshtire edhe pse nuk mund te jete i pamundur. Mediat sportive bene te ditura se ne rast deshtimi per here te trete ne kete sezon atehere Radonjic do tu thoshte lamtumire shkodraneve nderkohe qe si trajner hije eshte permendur Mirel Josa i cili i ka drejtuar kuqeblute per disa javen ne sezonin 2007-2008.
Shkumbini pas shtate javeve te para ka grumbulluar vetem 8 pike - pavaresisht se u shfaq si pretentende pa filluar sezoni - dhe dy fitoret e vetme i ka arritur ne shtepi me Skenderbeun dhe Flamurtarin aty ku dhe skuadra peqinase e financuar nga Ylli Ndroqi duket se arrin te shprehet plotesisht. Edhe Vllaznia 9 here kampione e Shqiperise nuk eshte nje ekip tranfertash ne tri ndeshje vetem nje fitore ne Kavaje kunder Beses gjithsesi me tri pike me shume se Shkumbini duket ne statistika me e avantazhuar. Ne dy ndeshjet e sezonit te kaluar te luajtura ne Peqin Shkumbini fitoi 2-1 dhe barazoi 0-0 por ne sezonin 2008-2009 Vllaznia doli fituese 2-1 2 maj 2009. Dita e shtune ofron edhe perballjen interesante midis Teutes se Durresit dhe Elbasanit ndeshje qe do te luhet ne Niko Dovana dy skuadra qe jane me pike te barabarta nga 9. Durrsaket pas nisjes jo te mire qe i bene kampionatit duket se tashme nen drejtimin e trajnerit shkodran Edi Martini kane gjetur stabilitetin ne fushen e lojes dhe po marrin rezultatet e para pozitive. Kete gje e tregon me se miri edhe barazimi 0-0 nje jave me pare ne transferten e veshtire shkodrane ne Loro Borici ndaj Vllaznise. Durrsaket aktualisht renditen ne vendin e 6-te ne Superlige ne kuoten e 9 pikeve po aq sa Tirana dhe Elbasani te cilin do te duhet ta perballojne neser. Ne ndeshjen e neserme qe do te luhet ne oren 1430 Elbasanit do ti rikthehen mbrojtesit Ramazani dhe Mehmetaj te pezulluar per shkak kartonesh ne ndeshjen ndaj Beses ku Elbasani barazoi ne minuten e fundit fale golit te sulmuesit Sadiku. Por kete here trajneri Alimehmeti duhet te beje llogarite me formacionin verdheblu pa pasur nje tjeter lojtar te rendesishem Mensur Idrizin mesfushori i krahut te djathte i cili do te vuaje kete mosaktivizim per shkak kartonesh. Ndeshjet mes Teutes dhe Elbasanit kane dhuruar gjithnje emocione ne stadiumin Niko Dovana te Durresit ndaj dhe kete here do te synohet marrja e 3 pikeve nga te dyja skuadrat. Sezonin e kaluar nuk pati ndonje perballje midis tyre pasi Elbasani luante ne Kategorine e Pare por ne ndeshjen e fundit te zhvilluar ne Durres te vlefshme per edicionin 2008-2009 Elbasani fitoi 2-1.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA VIII

Te shtunen 23 tetor
Shkumbini-Vllaznia 13.15
Teuta-Elbasani 14.30

Te dielen 24 tetor
Flamurtari-Laci 13.15
Dinamo-Bylis 14.30
Skenderbeu-Kastrioti 17.30

Te henen 25 tetor
Besa-Tirana 14.30

RENDITJA

Dinamo 16
Flamurtari 13
Skenderbeu 13
Vllaznia 11
Laci 10
Teuta 9
Elbasani 9
Tirana 9
Shkumbini 8
Kastrioti 7
Bylis 4
Besa 4

23 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›