E Martë, 3 Nëntor 2026

Në Shkodër më pak pronotime, pushuesit zgjedhin të pushojnë jashtë, shkak çmimet

Jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë vendin, kanë zgjedhur shkodranët t‘i kalojnë pushimet këtë sezon. Por ajo që vërehet është se rritja e çmimeve ka ndikuar në uljen e pronotimeve në krahasim me vitet e shkuara.

Agjensitë turistike shpresojnë që muaji gusht të këtë rritje te rezervimeve.

“Ka pasur rritje të dukshme të çmimeve të paketave turistike. E njëjta paketë nga një vit më parë, gati është dyfishuar. Besoj se gushti me ardhjen e emigrantëve do të jetë një sezon më i mirë”, tha administratorja e Agjensisë Turistike, Fatbardha Jubica.

Paketat turistike gjatë sezonit turistik janë të larmishme ku duket se serish vera do i gjeje shkodranet e dyzuar mes vendlindjes dhe vendeve fqinje

Gazetar: L. Kadija

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›