E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne Siri u perdor gaz sarin

Në Siri janë përdorur armët kimike, por fajtorët nuk njihen ende. Përmes një raporti, Organizata e Kombeve të Bashkuara konfirmoi se gazi sarin është përdorur në sulmin me raketa në Damask, muajin e kaluar.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun informoi median rreth raportit: “Sot hidhet një hap i rreptë, por i nevojshëm në përpjekjet botërore për të luftuar armët kimike. Raporti i Misionit të Kombeve të Bashkuara për të hetuar akuzat për përdorimin e armëve kimike në Siri doli në përfundimin se armët kimike u përdorën në shkallë të gjerë në zonën e Gutas, në Damask më 21 gusht, duke shkaktuar shumë SiriaFranca, presion Rusisë për Sirinë OKB, nën presionin perëndimor për Sirinë Armët kimike të Sirisë, Franca mbështet paktin viktima, veçanërisht në radhet e civilëve”, tha Sekretari i OKB-së. Vëzhguesit e OKB-së duhet të vertetonin nëse ishin përdorur armët kimike dhe jo se kush ishte autori i sulmit  Ata ekzaminuan kampionë gjaku, flokësh dhe copëza të raketës që lëshoi gazin sarin. Siç pohoi Ban Ki Mun, 85 % e kampionëve të gjakut rezultuan pozitiv për gazin sarin.  Ai e cilësoi si ngjarjen më të rëndë me armë kimike të shekullit të 21-të. “Ky është një krim lufte dhe një shkelje e rëndë e protokollit 1925 dhe normave të tjera të ligjit ndërkombëtar. Është konfirmimi më domethënës i përdorimit të armëve kimike kundër civilëve, prej kohës së Sadam Huseinit në Halabxha, në vitin 1988 dhe përdorimi më i rëndë i armëve të shkatërrimit në masë i shekullit 21-të”, deklaroi Ban Ki Mun. Ban Ki Mun u pyet nga gazetarët nëse ai kishte ndonjë ide se kush fshihej pas sulmit. “Ne të gjithë kemi idetë tona, por u takon të tjerëve për të vendosur se cfarë hapash duhet të merren për t’i cuar përgjegjësit përpara drejtësisë”. Ai tha se cështja do të jetë baza e diskutimeve të mëtejshme në Këshillin e Sigurimit. Ambasadorja e SHBA-se në OKB dhe ambasadori britanik nuk shprehën asnjë dyshim se është regjimi autor i sulmit me armë kimike. SHBA, Britania e Madhe dhe Franca po punojnë në hartimin e nje rezolute të fortë me pasoja të rënda për Damaskun nëse dështon në dorëzimin e arsenalit të armëve kimike, si dhe vendosjen e një afati të prerë për shkatërrimin e tyre. Të hënën, presidenti amerikan, Barak Obama tha se : “nëse zbatohet sic duhet kjo marrëveshje do t’i japë fund kercenimit që këto armë i bëjnë jo vetëm popullit sirian, por edhe  pjesës tjetër të botës”. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›