Në Suedi për “Identitet”

Grupi i artistëve që do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin evropian të këngës "Eurosong 2013", kanë udhëtuar për në Suedi për të regjistruar versionin final të këngës së tyre “Identitet”.
Bledar Sejko, Adrian Lulgjuraj, të shoqëruar nga Shpëtim Saraçi, kanë udhëtuar për në Suedi një ditë më parë, duke nisur punën menjëherë për regjistrimin e këngës, njoftojnë mediat shqiptare.
Ata do të qëndrojnë disa ditë atje, ku do të punojnë me studion muzikore Kingside në Stokholm, para paraqitjes së këngës finale në edicionin e ardhshëm të Eurovizionit, që në Malmo të Suedisë. /Indeksonline/