E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Tiranë rishfaqet Fazlliç, kurse Shkëlzen Berisha nis të transportojë valixhet jashtë

Shkëlzen Berisha

Shkëlzen Berisha

Familja ka nisur që të lëvizë.

Në Tiranë është parë këto ditë sekseri i Familjes, serbo- boshnjaku Damir Fazlliç.

E përditshmja Sot raporton se ai është në hall për pronat e tij në Shqipëri, por edhe për borxhet e pashlyera për importin e energjisë.

E përditshmja Dita nga ana e saj raporton se biri i kryeministrit, Shkëlzeni, së bashku me një nga truprojat e Berishës, është parë duke ngarkuar në Rinas një çarter, ku kanë futur tre valixhe metalike.

E përditshmja shkruan se nuk dihet se çfarë ka pasur në valixhe, ndërkohë që çarteri ku janë futur valixhet ka pasur mbishkrime në arabisht./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›