E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne Wikileaks 668dokumente perKosoven

PRISHTINE- Shfaqjes se rreth 250.000 dokumenteve te ndryshme qe permbajne artikuj analizash nga ambasadat amerikane ne bote te publikuara nga faqja e internetit Wikileaks nuk ka mundur ti ike as Kosova se paku sipas te perditshmes britanike The Guardian.

Aty jane 668 dokumente ku perfshihen analiza te ndryshme te Ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes rreth ngjarjeve politike ne Kosove te shkruara nga ambasadoret apo diplomatet amerikane te akredituar ne Kosove gjate viteve 2000-2009.

Permbajtja e ketyre dokumenteve mbetet te shihet ne ditet ne vijim duke e ditur se nje numer i madh i njerezve jane duke u munduar ti shkarkojne ato. Per momentin serveret e Wikileaks jane jashte funksionit per shkak te ngarkeses se madhe.

Nga 668 dokumentet e botuara per Kosoven dy jane sekrete pa te drejte per shtetasit e huaj nje eshte sekrete 13 jane konfidenciale pa te drejte per shtetasit e huaj 325 konfidenciale te pergjithshme 191 te paklasifikuara vetem per perdorim zyrtar dhe 136 te paklasifikuara apo te pergjithshme.

Ne dokumentin e botuar ne tabelen e aferave ne shtetin e Frances disa komente interesante permenden edhe per misionin evropian per sundimin e ligjit EULEX.

Diplomati francez Jean-David Levitte deklaron se misioni i EULEX-it eshte duke u ballafaquar me probleme serioze diplomatike me qeverine kosovare dhe publikun pas nenshkrimit te dy protokolleve me Serbine. Ata shpresojne per vazhdim te qetesise publike ne Kosove gjate zgjedhjeve komunale.Zevendessekretari amerikan Philip Gordon thote qe Kosova do ti pranoje protokollet me Serbine domosdo por duhet qe tiu shpjegohet qartazi qeveritareve kosovare se keto jane marreveshje teknike qe nuk e prekin statusin e pavaresise se Kosoves.

Levitte po ashtu edhe akuzon ministrin e jashtem serb Vuk Jeremic duke thene se nuk eshte duke bere asgje per ti bindur serbet qe te kthehen apo te inkuadrohen ne qeverine e Kosoves. Levitte shton se Jeremic ben premtime te medha sa here qe vjen ne France
por asgje nuk realizohet pastaj.

Si rrjedhoje Ambasadori francez Levitte refuzon te takohet me te dhe nuk e sheh si nje fytyre moderne te Beogradit.

Publikimi i ketyre analizave rreth ngjarjeve politike ne Kosove te shkruara nga diplomatet amerikane qe dergohen ne Departamentin e Shtetit mund te jane bumerang i madh per partite politike qe kane qene ne pushtet prej vitit 2004 deri ne 2010 sepse nje pjese e madhe e dokumenteve permban afera korrupsioni dhe krimi per shume shtete te botes.

E perditshmja angleze The Guardian ajo spanjolle El Pais dhe ajo franceze Le Monde jane te parat qe i kane publikuar disa nga materialet. Edhe The New York Times i ka publikuar disa dokumente por te censuruara duke marre parasysh rrezikun qe mund tua shkaktojne shume punetoreve diplomatike amerikane ne bote.

Nje pjese e dokumenteve qe The New York Times i ka publikuar tregon edhe nje analize te ambasadorit te tanishem amerikan ne Kosove Christopher Dell i cili shpreh mendimet e tij per problemet politike ne Zimbabve ku ne analize edhe perqeshet lidershipi i saj. Besohet se njeriu i cili qe qendron prapa ketyre vjedhjeve te materialeve te ndjeshme eshte nje oficeri i ulet ushtarak amerikan Bradley Manning.

Dokumentet qe ambasadoret amerikane i dergojne ne Departamentin e Shtetit paraqesin nje procedure e rregullt qe Sekretarja e Shtetit i kerkon cdo diplomati amerikan te akredituar ne bote te dergojne materiale analitike rregullisht mbi ceshtje te ndryshme ne vendet e akredituara. Informatat thuhet se dergohen permes nje ruteri te sigurt te cilin e perdorin mbi 180 ambasada amerikane ne bote. Cdo diplomat apo ushtar amerikan me kredenciale sekrete mund te kete hyrje ne kete ruter. Dokumentet top-sekret nuk mund te merren apo dergohen permes ketij ruterit.
m.a/tg/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›