E Enjte, 5 Nëntor 2026

Në Wuhan, lulëzon turizmi, një vit pas bllokimit prej pandemisë

Pothuajse një vit pasi u hoq bllokimi, Wuhan, qyteti i goditur rëndë nga koronavirusi në provincën Hubei të Kinës qendrore, ka parë një shpërthim të turizmit. Pushimet treditore të Festivalit Qingming e renditën qytetin ndër 10 destinacionet kryesore turistike të vendit, shkruan “Global Times”.
Turistët nga provinca Hubei dhe nga mbarë kombi shkuan në atraksionet turistike të qytetit, për të kaluar pushimet për Festivalin Qingming, i cili përfundoi të hënën. Sipas disa platformave kineze të udhëtimit në internet, Wuhan ishte një ndër 10 destinacionet kryesore turistike gjatë festivalit, si dhe mes 10 qyteteve më të mira, për të cilët njerëzit ishin më entuziastë për të udhëtuar, mësoi “Global Times” nga platforma e udhëtimit “lvmama”.

Sipas faqes së internenit të Departamentit të Kulturës dhe Turizmit, Hubei priti rreth 11.7 milionë turistë gjatë ditëve festive, rreth 60% e totalit gjatë Festivalit Qingming të vitit 2019.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›