Në "ajër" mbledhja e Eurogroup, e parashikuar për të hënën
BRUKSEL - Vihet në dyshim mbledhja e Eurogroup, e cila ishte parashikuar për të hënën dhe kishte objekt paketën e ndihmës së re për Greqinë.
Pasdite pritet që kreu i Eurogroup të shpallë ndonjë ndryshim të datës së mbledhjes së Këshillit të ministrave të financave të eurozonës.
Sipas përfaqësuesit të z. Juncker, kreu i Eurogroup mund të njoftojë këtë pasdite nëse është gati ose jo të thërrasë këshillin javën e ardhshme.
“Ndoshta, mbledhja Eurogroup shtyhet për disa ditë, deri në një marrëveshje përfundimtare mes qeverisë greke dhe Trojkës për programin e ri”, tha ai.
Zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Financave nga ana e tij bën të ditur se "Është e paqartë nëse do të ketë një takim të ministrave të financave të eurozonës të hënën”.
"Një takim i tillë do të kishte kuptim, nëse palët në Greqi kanë renditur të gjitha detajet e marrëveshjes. Kjo nuk do të ndodhë, kështu që ne nuk mund të flasim për një takim të tillë," shtoi zëdhënësi i ministrit gjerman.
Mësohet se më vonë gjatë ditës, do të takohen në Berlin, ministrat e financave të katër vendeve të Eurozonës, Gjermania, Hollanda, Finlanda dhe Luksemburgu, ku do të merren vendimet lidhur me kursin e veprimit, për paketën e ndihmës së dytë në Greqi.