E Enjte, 5 Nëntor 2026

Në akuzë për krime lufte, 7 të arrestuar në Bosnje Hercegovinë

Policia në Bosnjë-Hercegovinë njofton se gjatë ditës së fundit ka organizuar një operacion gjatë të cilit u arrestuan 7 persona për krime kundër civilëve në periudhën e konfliktit më 1992-95.

Sipas mediave, operacioni është zhvilluar në qytetet Bijelina dhe Sokollac, por ende nuk ka detaje se kush janë personat e arrestuar.

Më shumë se 100,000 persona janë vrarë në luftën e Bosnjës në periudhën 1992-95, kryesisht myslianë boshnjakë, serbë dhe kroatë./A2

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›