E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Në automjet me 5 emigrantë të paligjshëm/ Gjirokastër, vihet në pranga 19-vjeçari pakistanez

Një 19-vjeçar nga Pakistani u vu në pranga nga policia në kuadër të operacionit policor të koduar “Turn 1”.

Ky shtetas, po transportonte me automjet, drejt Kakavijës, 5 emigrantë nga vendet e treta, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Greqinë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti me të cilin dyshohej se po transportoheshin emigrantë.

Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur shenjës për ndalim por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi për disa minuta dhe më pas ka braktisur automjetin.

Automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›