E Hënë, 2 Nëntor 2026

Në banesë me armë zjarri dhe municion luftarak/ Vlorë, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari

Në vijim të punës së pandërprerë për identifikimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale që mund të shkaktoheshin nga përdoruesit e tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “React”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:

* H. M., 40 vjeç, banues në lagjen “4 Heronjtë”, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike “AK-47”, si dhe 1 krehër me 29 fishekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›