Në borxh me Kushtetutën
Më 1998, kur hyri në fuqi Kushtetuta e Shqipërisë, ishin të paktë ata politikanë dhe qytetarë që mund të parashikonin ndikimin e saj mbi të ardhmen e sistemit politik dhe organizimin shoqëror. Maxhoranca e asaj periudhe e votoi draftin si sfidë politike ndaj opozitës së djathtë, e cila në tetor 1998 vendosi të protestojë përmes bojkotimit të votimit për draftin kushtetues. PD-ja bojkotoi edhe Parlamentin dhe premtoi se nuk do ta njohë kurrë dokumentin kushtetues, sipas saj, “pasaportë e krimit dhe e komiteteve”, kurse qeveria pati premtuar se do të jetë forcë perëndimore, avokatja më e flaktë e parimeve dhe normave kushtetuese.
Pas 12 vjetësh nuk janë më në pozicionin e vitit 1998. PD-ja, atëherë bojkotuese dhe refuzuese e Kushtetutës, tani është në pushtet dhe qeveris në emër të saj. PS-ja, atëherë avokate e fortë e Kushtetutës, tani është në opozitë dhe po në emër të një parimi kushtetues vijon prej muajsh bojkotin e Parlamentit. Dy palët kanë ndryshuar shumë nga pozicionet e tyre ndaj sistemit politik dhe rendit kushtetues, por ajo që ka mbetur e pandryshuar është përdorimi që palët politike i bëjnë dokumentit themelor të shtetit për qëllime politike të ditës.
Kështu, Kushtetuta shqiptare, e hartuar me nxitim dhe me synimin për të parandaluar rikthim të së djathtës në pushtet, përfshiu nene unike në raport me kushtetutat e tjera, siç është neni që ndalon kandidimin për president të një presidenti që ka dhënë dorëheqje më parë. Në Rumani më 2009 kjo dispozitë lejohej, ndaj edhe presidenti rumun dha dorëheqje dhe çoi vendin në zgjedhje presidenciale, në të cilat triumfoi fuqishëm, duke vendosur stabilitetin politik në vend. Në Shqipëri, neni i nisur kundër një individi, në fakt po jep efektet jo tek ai, por tek institucioni i Presidentit, i cili me ndryshimet kushtetuese 2008 është shumë më i atakueshëm dhe i dobët sesa më parë.
Kushtetuta përfshiu edhe struktura të rëndësishme të garës politike elektorale siç ishte KQZ-ja, një zgjedhje momentale, e cila çoi vendin në krizë politike më 2001 dhe për pasojë, edhe në rishikimin e Kushtetutës për heqjen e KQZ-së dhe kalimin e tij nga institucion kushtetues, në institucion shumëpartiak, e më pas, dypartiak. çështje të tjera të përfshira nga interesat e politikës së ditës në Kushtetutë ishin raportet midis Parlamentit e Presidentit, kontrollit selektiv të shumicës politike parlamentare ndaj dekreteve të kryetarit të shtetit, dobësimi deri në formalizim i institucionit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, reduktimi i fuqive presidenciale në politikat e jashtme, të mbrojtjes apo sigurisë, deri edhe shndërrimi i modelit qeverisës (2008) në një republike kryeministrore me një parlament të dobët.
Natyrisht, Kushtetuta pati arritje, vendosi themelet e shtetit të ri demokratik, garantoi liritë themelore dhe parimet e shtetit të së drejtës. Por, tej tyre, modeli ynë kushtetues po për shkak të interesave politike të ditës la pa zgjidhur çështje po aq thelbësore në rendin kushtetues, siç është natyra e organizimit parlamentar, mandati i qeverisjes vendore, etj. Shqipëria është ndër vendet e pakta europiane pa një dhomë të dytë parlamentare, e cila në kushtet e krizave, si kjo aktuale, do të ishte një garanci e madhe për parandalimin dhe në rastin më të keq, edhe në zgjidhjen e saj. Një dhomë e parë parlamentare me 100-120 deputetë dhe një senat me 36-42 senatorë të zgjedhur me mandate të alternuara, do të krijonte një sistem politik të qëndrueshëm dhe efektiv, shumë larg modelit militant parlamentar të kohës së sotme.
Kushtetuta la pa zgjidhur edhe çështje të tjera thelbësore, siç janë raportet midis pushteteve, pozicioni në sistem i institucionit të Presidentit, çështja e pronës private, etj. Për shembull, ndonëse flasim në drejtësi të pavarur, KLD-ja, një organ kushtetues, ka po aq pushtet kontrolli mbi gjykatat sa edhe Ministria e Drejtësisë, e cila është politike dhe i përket një partie politike. Në KLD, e cilësuar si “qeverisja e gjyqësorit”, e drejta e propozimit për shkarkim apo penalizim disiplinor të gjyqtarëve është monopol vetëm i ministrit të Drejtësisë, jo i vetë KLD-së, Presidentit si kryetar apo nënkryetarit të tij. Në raport me gjyqësorin politika ka injoruar Kushtetutën, dhe ne jemi vendi i vetëm demokratik në botë, ku sipas Kodit Zgjedhor, partitë politike kane të drejtë të përjashtojnë apriori nga gjykimi gjyqtarë të padëshiruar prej tyre. E drejta e partive për seleksionim politik të gjyqtarëve në Kolegjin Zgjedhor është thellësisht antikushtetuese dhe përbën çelësin kryesor pse ky organ në aktivitetin e tij ka qenë kryesisht i motivuar nga vendimmarrje politike.
Kushtetuta e vitit 1998, në nenin 181 detyronte Kuvendin që brenda 2-3 vjetëve të rregullonte me ligj përfundimtar çështjen e pronave. Kjo nuk ndodhi, ligji i radhës mbi pronat doli më 2004, edhe ai ligj gjysmak dhe ende më 2010, ligjërisht ky problem nuk është zgjidhur. E njëjta gjë vlen edhe nëse i referohemi nenit 6 të Kushtetutës, sipas të cilit çdo institucion kushtetues duhej të kishte ligjin përkatës për organizimin dhe funksionimin e tij. Pas 12 vjetësh, vetë Kuvendi apo institucione të tjera po aq të rëndësishme sa Presidenti, etj, nuk kanë ende një ligj organik funksionimi. Përpjekja për zëvendësimin e tij me rregullore, në fakt është përpjekje për t’iu larguar natyrës kushtetuese dhe për të mbajtur më këmbë natyrë politike të institucioneve të mësipërme.
Në një lexim më të detajuar, Kushtetuta në nenin 9 detyron partitë politike të kenë organizim në përputhje me parimet demokratike. Pas 12 vjetësh ende nuk kemi një parti tërësisht demokratike, ku respektohet mendimi ndryshe dhe gara e brendshme, ku ekzistojnë dhe veprojnë strukturat e zgjedhura dhe ku ka vend për përgjegjësi dhe vendimmarrje të gjerë. Po ashtu, 12 vjet më pas asnjë parti nuk ka zbatuar ende detyrimin kushtetues (neni 9, pika 3), sipas të cilit, burimet financiare të partive dhe shpenzimet e tyre duhet të bëhen kurdoherë publike. Partitë kanë deklaruar disa prej burimeve financiare elektorale, por ende nuk ka mekanizëm kontrolli dhe ende asnjë deklarim për financimin e ndërmjetëm midis fushatave elektorale. Më tej, neni 3 i Kushtetutës thekson se qeverisja e Shqipërisë “bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike”, por edhe në rastin më të mirë, palët pranojnë se 6-7 proceset zgjedhore të viteve 1998-2009 nuk kane qenë as demokratike, as të lira dhe as të barabarta, në kuptimin e koncepteve kushtetuese dhe normave ndërkombëtare të përcaktuara nga Komisioni i Venecias. Zgjedhjet 2009 ishin një progres i madh, por produkti paszgjedhor që ato dhanë, ka ndikuar në errësimin e integritetit dhe cenimin e legjitimitetit edhe të këtyre zgjedhjeve.
Kushtetuta përcakton (neni 132) se “vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqi detyruese të përgjithshme dhe janë përfundimtare”, por gjatë 12 viteve të fundit të paktën 8 vendime të kësaj gjykate janë injoruar nga politika dhe asnjëherë nuk janë zbatuar. Shembulli konkret ishin vendimet në lidhje me shkarkimin prokurorit të përgjithshëm, deri edhe vendimi për statusin e ish- ushtarakëve, apo të tjera vendime të lidhura me grupe sociale apo vendimmarrje të padëshiruara nga qeveritë e radhës. Vetë Parlamenti, organi kryesor qeverisës, vijon të mbajë që nga 2004 në formë antikushtetuese dhe të pa konsumuar ende, një dekret presidencial për emërim gjyqtari. Ose, sa herë Gjykata Kushtetuese merr një vendim kundër një nisme të një maxhorancë, ajo etiketohet, sulmohet, denigrohet edhe pse në dy periudhat e qeverisjes (majtë – djathtë) kryetarët e kësaj gjykate kanë rastisur të jenë ish-figura politike të secilës palë qeverisëse.
Mjaftojnë shembuj të tillë për të kuptuar se fjala Kushtetutë dhe parim kushtetues, të përdorura shumë sot në debatet për zgjidhjen e krizës më të fundit politike, vijojnë të jenë nocione të keqpërdorura për qëllime politike të ditës, jo si norma reale, tek të cilat besohet dhe nuk negociohet. Të drejtat kushtetuese janë themelore, ato nuk mund të mohohen nga akte më të ulëta sesa parimet kushtetuese. Vetë rendi kushtetues është krijuar për t’u ardhur në mbrojtje qytetarëve, shoqërisë dhe shtetit, hapësirë në të cilën partitë politike, si aktor ndërmjetësues e përfaqësues, janë vetëm një prej mekanizmave zbatues të kushtetutës dhe jetësimit të rendit kushtetues.
Kurse tek ne, vetë partitë dhe qeveritë, vazhdimisht shkelëse të Kushtetutës dhe interpretuese të saj sipas interesave politike të ditës, si gjatë 12 viteve të fundit, edhe gjatë 1-2 muajve të fundit i janë në borxh të madh Kushtetutës dhe rendit kushtetues në vend. Kur një qytetar është në borxh me një zyrë shtetërore ai përfundon në gjykatë, dënohet, penalizohet dhe cenohet në liritë e tij politike e personale. Kurse, kur vetë partitë politike janë në borxh me Kushtetutën dhe sistemin qeverisës, ato nuk paguajnë asnjë çmim, përkundrazi, fitojnë të drejtën që për hir të interesave të momentit të amnistojnë vetveten, të ndryshojnë rendin kushtetues dhe që në emër të qytetarëve të marrin vendime, të cilat janë në interes të vetëm liderëve politikë dhe siglave partiake. Ato e ndryshuan Kushtetutën me një konsensus bipartizan mesnatën e 21 prillit 2008; ato nuk e respektuan Kushtetutën në detyrimet e vetë partive politike ndaj saj; ato janë viktima të ndërsjella të keqpërdorimit të neneve kushtetuese për qëllime politike të ditës dhe aktualisht, për më keq, ato po përdorin argumente juridike në gjykatave të seleksionuara partiake apo të vetë gjykatës kushtetuese për të mos lejuar zbatimin e parimit kushtetues (neni 3), sipas të cilit qeverisja e vendit duhet të bazohet vetëm në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike.
Për të gjitha këto, arsye përbetimet e tanishme në emër të Kushtetutës për të refuzuar një kompromis politik që zgjidh krizën dhe normalizon sistemin funksional demokratik, ngjasojnë më shumë si alibi të radhës për të përfituar edhe njëherë në emër të parimeve të një dokumenti, të cilin e kanë njohur e respektuar vetëm kur pasoja ka qenë në interes të tyre dhe anasjelltas, e kanë injoruar sa herë pasojë ka qenë fitorja e kritikëve apo kundërshtarit politik. Bindja ndaj Kushtetutës tregohet jo me deklarata patetike në sheshe e studio, por me veprime konkrete, dhe sidomos në ato raste kur kjo bindje nënkupton lëshime politike ndaj kundërshtarit politik të radhës.