Në burg për...45 minuta

Kishte kohë deri sot 6 gusht, por që dje pasdite u paraqit në burgun e Van Nuys.
Chris Brown po kërkon të japë sinjale vullneti të mirë, përkundër telasheve me drejtësinë. Këngëtari, i cili është në liri të kushtëzuar që kur u dënua për rrahjen e Rihannas në vitin 2009, u desh të paraqitej përpara gjykatësit sërish, për akuzën e largimit nga vendi i aksidentit. Brown u mbrojt, duke thënë se i kishte dorëzuar dokumentet shoferit tjetër.
Gjithsesi nuk e ka nënvlerësuar çështjen dhe është prezantuar nëpër seancat gjyqësore e madje edhe në burg, një ditë përpara se i ishte kërkuar.
Kishte kohë deri sot, 6 gusht, por që dje pasdite u paraqit për 45 minuta në burgun e Van Nuys. Pak orë më parë, në të njëjtën strukturë ishte dëgjuar edhe kolegu i tij, "50 Cent", i akuzuar për dhunë ndaj ish-të fejuarës dhe nënës së djalit të tij të dytë. Brown mundi të shmangë shpurën e fotografëve dhe u lirua menjëherë./Indeksonline/