Në burgun e Lezhës gëlojnë celularët, SHKB arreston gardianin

Lezhë, 8 Korrik 2010 NOA Një efektiv i policisë së burgut të Lezhës u arrestua mbrëmjen e sotme, pasi nën hundën e tij gëlonin celularët dhe aksesorët e tyre nëpër qeli dhe madje në kasafortën e tij mbaheshin pjesë nga pajisjet.
Burime zyrtare nga Ministria e Brendshme i thanë agjencisë NOA se Shkëlqim Shabani, punonjës i policisë së rolit bazë në burgun e Lezhës u arrestua në kushtet e flagrancës pasi në kasafortën që kishte në ambientet e brendshme të punës, mbante celularë dhe karikues.
Të arrestuarit iu gjetën 12 karikues celularësh të cilët i mbante në kasafortë, saktësoi për agjencinë NOA një burim zyrtar policor nga SHKB (Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm).
Këto karikues celularësh do të futeshin në mjediset e regjimit të brendshëm të të dënuarve, saktësoi policia, duke nënkuptuar qelitë.
Nga hetimi ka dalë se ky gardian prej disa muajsh e kryente këtë aktivitet të furnizimit të të dënuarve me karikues celularësh dhe duke u hapur rrugën kështu komunikimit të tyre lirisht me botën jashtë qelive.
Duke iu referuar zhvillimeve që çuan në prangosjen e të dyshuarit, burimet zyrtare policore thanë: Sot në orët e mbrëmjes, do të futeshin në qelitë e të burgosurve edhe 12 celularë që u korrespondonin karikuesve të futur më herët, si pjesë e parë e procesit të pajisjes së të burgosurve me celularë kundrejt përfitimit abuziv.
Në lidhje me këtë ngjarje dhe zanafillën e saj si dhe lidhjet e të arrestuarit me të burgosurit, policia tha se do tia kalojë dosjen hetimore Prokurorisë së Rrethit Lezhë për ndjekje të mëtejshme.
a.b/r.n/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")