E Martë, 3 Nëntor 2026

“Ne do jemi në çdo tavolinë numërimi”, Shehaj nga Vlora: Asnjë votë e Partisë Mundësia nuk ka për t’u prekur

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Vlora, është shprehur se nuk ka asnjë dyshim që në zgjedhjet e 11 majit do ia dalin, ndërsa thekson se asnjë votë nuk ka për t’u prekur nga askush. Ai u shpreh se 10 nga deputetët e partisë Mundësia do bëjnë më shumë se ç’do bëjnë 50-60 deputetë të tjerë në parlamentin e ardhshëm.

‘Ne do jemi në çdo tavolinë numërimi’, Agron Shehaj nga Vlora: Asnjë votë e Partisë Mundësia nuk ka për t’u prekurAgron Shehaj në Vlorë

Nga Vlora, aty ku zhvilloi sot një takim me qytetarët, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është shprehur se nuk ka asnjë dyshim që në zgjedhjet e 11 majit do ia dalin.

Ai tha se asnjë votë e kësaj partie nuk ka për t’u prekur nga askush, pasi do të ketë vëzhgues në çdo tavolinë numërimi.

‘Nuk kam asnjë dyshim që do ia dalim. Përkundrazi, mesa shoh do a dalim shumë më shpejt se çmendoja. Në datën 11 maj, për të gjithë ata që thonë se do të vjedhim votat e Partisë Mundësia, do jemi aty në çdo tavolinë numërimi. Asnjë votë nuk ka për t’u prekur nga askush.
U bëj thirrje të gjithëve, kemi 1 mijë vëzhgues dhe kushdo që të bëhet vëzhguesi ynë, u ftoj të bëheni pjesë e jona për të mbrojtur votat tona. Për të gjithë ata që thonë se vota për Partinë Mundësia shkon dëm, e kanë tmerrësisht gabim. U jap fjalën se me ata dhjetëra deputetë që do të ketë Partia Mundësia, nëse ne nuk bëjmë më shumës e çdo bëjnë të gjithë të tjerët në opozitë, unë ju ftoj të vini dhe të ma thoni në sy. Për herë të parë shqiptarët e ndershëm do të kenë përfaqësues në Kuvendin e Shqipërisë që nuk do t’i shesë’, tha ai.

Agron Shehaj u shpreh me vendosmëri se 10 nga deputetët e partisë Mundësia do bëjnë më shumë se ç’do bëjnë 50-60 deputetë të tjerë në parlamentin e ardhshëm.

“10 nga ne do bëjnë më shumë se ç’do bëjnë 50-60 deputetët e tjerë. Ajo që kam bërë unë në 8 vite në parlament nuk është asgjë në krahasim me atë që do bëjmë ne në parlamentin e ardhshëm. Për herë të parë, shqiptarë të ndershëm që duan t’ia dalin me punë të ndershme në këtë vend, do kenë përfaqësues që nuk do t’i shesin’, tha Shehaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›