E Diel, 1 Nëntor 2026

“Në emër të kujt po dhunohet ky popull?”- Shpërthen Aurela Gaçe: Politika bën qejf me ne, qesh e tallet! Keni bërë shumë mëkate! Ndaloni përpara se të jetë vonë

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me dhunën gjatë protestës në Tiranë, duke bërë thirrje për ndalimin e përplasjeve dhe duke kritikuar klasën politike.

POLICIA QELLON ME PLUMB GOME

Artistja drejton kritika ndaj politikanëve, pavarësisht krahut politik, duke i bërë përgjegjës për situatën dhe duke ngritur pyetjen se në emër të kujt po dhunohet populli.

“Si mund të ndodhë kjo? Oh, ne nuk jemi armiq me njëri-tjetrin! Ai fëmijë që godet është edhe fëmija yt. Si arritëm këtu?”, shkruan artistja, duke shprehur shqetësimin për situatën e krijuar.

Në mesazhin e saj, artistja u bën thirrje politikanëve të ndalojnë përpara se situata të përkeqësohet më tej.

postim aurela

Reagimi i Aurela Gaçes:

Si mund të ndodhë kjo?

Oh ne nuk jemi armiq me njeri -tjetrin!

Ai fëmijë që godet është edhe femija yt.

Si arritëm kêtu?

Politika bën qejf me ne, qesh e tallet.

JU POLITIKANË, NGA TË GJITHA KRAHËT, KENI SHUMË MËKATE MBI KËTË POPULL!

Në emêr të kujt po dhunohet populli?

Në emër të politikës!

Ndaloni përpara se të jetê vonë😭

POLITIKE E NDRYRË, PA GJAK, PA SHPIRT

Mjaft vodhët, mjaft u majmët për 3 dekada.

Mos vrisini të ardhmen.

RINIA MERITON TË JETOJË E LIRË DHE TË NDËRTOJË TË ARDHMEN KETU, PRANË FAMILJEVE , PRANË NJERËZVE QË I DUAN.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›