E Diel, 1 Nëntor 2026

Në gjendje të rënduar shëndetësore, këngëtari i njohur anulon koncertet: Jam i rrethuar nga mjekët...

Këngëtari i njohur Paul van Haver, i njohur me emrin e artit si Stromae ka anuluar të gjitha datat e turneut të tij. Këtë lajm e ka bërë me dije vetë këngëtari belg duke thënë se ka nevojë për pushim dhe i është dashur të stopojë turneun e tij.

Shkak për këtë vendim të këngëtarit është bërë gjendja e tij shëndetësore e cila nuk e lejon që të mbajë koncerte.

“Më duhet të dorëzohem për faktin se për fat të keq shëndeti im nuk më lejon të vazhdoj të takohem me ju për momentin”, u shkruan ai fansave të tij, duke shprehur “trishtimin e thellë”.

Në deklaratën për shtyp të firmosur nga Paul, këngëtari sqaron se është i rrethuar nga mjekët, familjarët, miqtë dhe grupi i tij dhe u kërkon falje të gjithëve që nuk mund të mbajë dot angazhimet e tij.

Por nga çfarë vuan këngëtari? 

Sulmet e ankthit dhe halucinacionet. Problemet e para shëndetësore të Stromae u shfaqën në vitin 2015. Prej vitesh flitet për një sindromë që e prek dhe që lidhet me efektet anësore të një ilaçi antimalarial.

Në një intervistë me Marianne, këngëtari i "Formidable" rrëfeu se ishte penduar për atë trajtim: Kam pak pendim në jetën time, por nëse mund të kthehesha dhe të shmangja marrjen e Lariamit, do ta bëja pa hezitim.

Kur ai fluturoi në Afrikë për të vizituar albumin e tij 'Racine Carrée', këngëtari 32-vjeçar mori Lariam si një masë parandaluese kundër malaries, një sëmundje infektive e shkaktuar nga një parazit që transmetohet kryesisht përmes pickimit të mushkonjave dhe që përfaqëson 80% të rasteve në Afrikën Sub-Sahariane.

Ai mori një tabletë në javë dhe u kthye me nxitim në Francë pas një muaji për shkak të "efekteve anësore serioze " .

"Mendova se isha i çmendur ", tha ai asoj kohe, ndërkohë efektet anësore të këtij ilaçi ai i përjeton edhe sot.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Mozzik publikon momentin e ëmbël me të birin, gjesti i reperit tërheq vëmendjen

Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve, këtë herë në fokus kozmetika

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›