E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne hapesire bashkeshorti i Giffords

Bashkëshorti i kongresmenes amerikane të plagosur me një plumb në kokë në Arizona do të drejtojë një mision hapësinor të NASA-s në prill.

CNN lajmësoi se Mark Kelly, i martuar me Gabrielle Giffords, do të drejtojë misionin Endeavour. Austronauti Kelly argumentoi vendimin për të marrë pjesë në mision me rehabilitimin e shpejtë që po bën bashkëshortja e tij.

Zonja Giffords po vazhdon terapinë e riaftësimit në Hjuston. Ajo i mbijetoi mrekullisht sulmit, pasi një plumb e goditi në kokë.

Gjashtë persona humbën jetën në dhjetor në Arizona, pas një 22-vjeçar i armatosur qëlloi mbi kongresmenen dhe kalimtarët pranë parlamentit të shtetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›