E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në janar e gjithë vëmendja te Manchester City

Pasanikët e Manchester Cityt janë të gatshëm të shpenzojnë një shumë të majme parash në afatin kalimtar të janarit.Duke u afruar janari, vëmendja e mediave gjithnjë shkon duke u përqendruar te City, pasi që pronarët e rinj dëshirojnë që ta përforcojnë skuadrën e tyre për gjysmën tjetër të sezonit.
Problemi kryesor te skuadra e dytë e qytetit të Mançesterit është mbrojtja, ndërsa emrat që prijnë në listën e Abu Dhabi Group janë John Terry dhe Kolo Toure.Ndërsa mësohet se pasanikët janë të gatshëm të ofrojnë një mega ofertë prej 130 milionë euro për dy superyjet e Serie A, portierin e Juves, Gigi Buffon, dhe asin e Milanit, Kaka."Daily Telegraph" njofton se City do të bëjë një ofertë prej 65 milionë eurosh për Buffonin dhe një ofertë që ka të njëjtën vlerë edhe për Kaka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›