E Hënë, 2 Nëntor 2026

Në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, kapet në Budapest i dënuari për vjedhje me dhunë

Operacioni ndërkombëtar “The Wanted”, ka finalizuar një tjetër arrestim me qëllim ekstradimin e Auron Hajdinit, alias Auron Hysaj, i shpallur më herët në kërkim ndërkombëtar. 

45-vjeçari u kap në Budapest falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij me Policinë hungareze, nëpërmjet Interpol Tiranës.

Hysaj është dënuar me 5 vjet burgim për vjedhje me dhunë nga Gjykata e Apelit Tiranë prej 21 shkurtit 2024, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 11 muaj e 16 ditë.

Në vitin 2013, ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka dhunuar rojën e një pusi nafte dhe i kanë marrë një sasi nafte, një automjet, një armë gjahu, një celular dhe disa dokumente.     

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet hungareze, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të 45-vjeçarit në Shqipëri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›