E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Në kërkim nga Franca për përdhunim, arrestohet 30-vjeçari në Muriqan

Një 30-vjeçar nga Mali i Zi, i shpallur në kërkim nga Franca, është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit nga policia shqiptare.

30-vjeçari A.D. u arrestua teksa po tentonte të hynte në Shqipëri.

Nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi se 30-vjeçari është në kërkim nga Franca pasi akuzohet për përdhunim dhe kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitur. Ndaj tij ka masë sigurie arrest në burg.

30-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimin në Francë.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›