Në kërkim nga SPAK për kontrabandë mallrash, arrestohet në Rinas 57-vjeçari

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Një 57-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Rinasit pasi ishte shpallur në kërkim për kontrabandë mallrash për të cilat paguhet akcizë.
Policia njoftoi sot se “shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale konstatuan se shtetasi G. S., 57 vjeç, synonte të hynte në Shqipëri, duke qenë në kërkim, pasi GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DPPSh-së ekzekutuan masën e sigurisë të caktuar nga GJKKO-ja, për 57-vjeçarin.
Ndërkaq, materialet procedurale iu referuan SPAK-ut.
/m.q/r.e/