E Hënë, 2 Nëntor 2026

Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër

Një 28-vjeçar është arrestuar këtë të diel në Shkodër.

I riu, Zef Kakija ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

“Në vijim të kontrolleve bazuar dhe në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim,  Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me  shërbimet e Komisariatit të  Policisë Shkodër,  kapën në vendin e quajtur “5 Heronjt”, në fshatin Dobraç, dhe ndaluan shtetasin Z. K., 28 vjeç, banues në fshatin Mushë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike””, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›