E Martë, 3 Nëntor 2026

Në kërkim për kanosje e ngacmimin seksual, kapet në Gjermani shqiptari nga Kosova

Kapet në Gjermani 62-vjeçari shqiptar nga Kosova i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Fadim Ibishi.

Ky i fundit ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Durrësit, me vendimin e datës 3 shkurt të 2022-shit, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Ngacmimi seksual”.

Ibishi dyshohet se ka kanosur një shtetase, për dhënien e 5000 eurove, që të mos publikonte video intime të saj. Gjithashtu, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e kësaj shtetaseje.

Kapja e 62-vjeçarit ishte rezultat i informacionit të siguruar nga Policia shqiptare dhe i shkëmbimit të tij me homologët gjermanë.

Interpol Tirana dhe Interpol Ëiesbaden po kryejnë procedurat për ekstradimin e tij, në Shqipëri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›