Në kërkim për trafik droge, arrestohet i riu në Korçë

Një 24-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi ishte shpallur në kërkim për trafik droge.
I riu ishte pjesë e një grupi trafikuesish droge nga Erseka drejt Greqisë, ku 3 prej tyre u arrestuan disa ditë më parë në kuadër të operacionit të koduar “Restart”. Në pranga ra 24-vjeçari K. P., banues në Ersekë.
Të rinjtë u kapën duke transportuar 8.2 kg lëndë narkotike kanabis, ndërsa 2 prej pjesëtarëve të grupit janë ende në kërkim nga policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/