E Hënë, 2 Nëntor 2026

Në kërkim për trafik droge nga Italia, arrestohet në Laç 41-vjeçari

Një 41-vjeçar është arrestuar në Laç, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritete italiane për trafik droge dhe vjedhje me dhunë.

Armand Mera, 41 vjeç, u arrestua në fshatin Gjormë gjatë operacionit të koduar “Operacionalja 20”, me qëllim ekstradimin e tij në Itali.

Gjykata e Apelit e Firences i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Vjedhja me dhunë”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë. 

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›