E Diel, 1 Nëntor 2026

Në kërkim për vjedhje dhe rrëmbim/ Tiranë, arrestohet 30 vjeçari me qëllim ekstradimin në Finlandë

Falë informacionit të siguruar nga Seksioni i Kërkimit, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda dhe DVP Vlorë, dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranë, u bë i mundur arrestimi në Laprakë, me qëllim ekstradimi në Finlandë, i shtetasit finlandez:

L.E., 30 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Zyra e Prokurorit në Finlandën Perëndimore i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Hyrje në banesë private”, “Vjedhje me dhunë”, “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie” (mbetur në tentativë) dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”, të parashikuara nga legjislacioni penal finlandez.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet finlandeze, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasit L. E.  / abcnews.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›