Në kërkim prej dy vitesh për trafik droge, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

DURRËS- Një trafikant droge, i cili rezultonte i shpallur në kërkim është arrestuar në Durrës.
Ai shiste lëndë narkotike në zonën e plazhit dhe në lokale nate.
Policia thotë se në pranga ka përfunduar një 25-vjeçar.
Ai është shpallur në kërkim në muajin shtator të vitit 2023, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”/ abcnews.al