E Enjte, 5 Nëntor 2026

‘Në këtë lojë është Beketi’, Meçe për emisionin e Rai 3: Ai është financuesi, ka shkatërruar mediat në Shqipëri, imazhi i investitorit mafioz

Analisti Arben Meçe u shpreh në Studio Live në Report Tv, se financuesi i emisionit të Rai 3 për Shqipërinë është Franciso Beketi dhe madje ai ka shkatërruar mediat në Shqipëri pasi sjell imazhin e një investitori mafioz.

Financuesi i këtij emisioni është Beketi. Financuesi i disa mediave në Shqipëri është Beketi. Në këtë lojë është Beketi. Në emision, është kapur disa herë Beketi dhe i drejtohej Rama dhe i thoshte ato kontakte me Beketin. Personi që shkatërroi mediat në Shqipëri. Imazhi i investitorit mafioz në Shqipëri’, nënvizoi Meçe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›