E Diel, 1 Nëntor 2026

Në kishën 800 vjeçare të Zojës Nunciate/ Lezhë, gojëdhënat: Varri i Skënderbeut mund të jetë sjellë këtu

Kisha e Zojës Nunciate në Lezhë vazhdon të tërheqë vizitorë nga vende të ndryshme të botës si një dëshmi e historisë dhe besimit ndër shekuj.

Famullitari i kishës, Fra Sokol Pepushaj, tregon se një nga elementët që e bën këtë vend edhe më të veçantë është një hipotezë e hershme që lidhet me heroin kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Sipas tij, fretërit ndër shekuj kanë përcjellë gojarisht mundësinë që varri i Skënderbeut të jetë sjellë në këtë kishë, pikërisht për shkak të vjetërsisë dhe rëndësisë së saj historike

Interesi për kishën mbetet i lartë, veçanërisht nga turistët e huaj.

“Vizitorë nga Kroacia janë ndër më të shumtët, ndërsa nuk mungojnë as shqiptarët që ndalen për të njohur historinë dhe vlerat e këtij objekt .Çdo të martë në kishë zhvillohet mesha.”

Brenda saj ruhen edhe objekte me vlerë të rrallë historike, mes tyre një artefakt që i përket shekullit të 5.

Kisha e Zojës Nunciate është gjithashtu kishë jubilare dhe vijon të tërheqë studiues e kërkues ndërkombëtarë. Ajo mbetet dëshmi e historisë së popullit shqiptar, një objekt që i ka rezistuar kohës dhe që  ndryshe nga shumë ndërtesa të tjera fetare, nuk është tjetërsuar gjatë shekujve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›